Pas thuajse 90 vitesh, Tefta Tashko Koço u kthye në Vlorë nepërmjet një podkasti skenik mbi jetën e saj si një prej artisteve më të mëdha e një prej zërave më të bukur që ka njohur skena shqiptare.
Të pranishmit hynë në jetën dhe trashëgiminë e Tefta Tashko-Koços përmes këtij podkasti, krejt të veçantë, në skenë, ku rrëfimi dhe muzika e gjallë u bashkuan për të sjellë në jetë rrugëtimin e saj të jashtëzakonshëm.
I konceptuar si një udhëtim ndijor përmes momenteve më të rëndësishme të karrierës dhe jetës së saj personale, ky podkast solli edhe njëherë në vëmendje artisten e madhe që dikur ishte Tefta.
Me nje kast artistesh te mrekullueshem te përbërë nga mjeshtrja e pianos Merita Tërshana, Sopranoja Renisa Laçka, dhe tenori Denis Skura kjo mbrëmje homazh solli emocion për gjithë të pranishmit.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje