AQSHF vijon punën për restaurimin e filmit "Fëmijët e saj"

2 Shkurt 2026, 13:18Kulturë TEMA
AQSHF vijon punën për restaurimin e filmit "Fëmijët e

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit vijon punën për restaurimin digjital të veprave kinematografike shqiptare.

Aktualisht po restaurohet për herë të parë filmi shqiptar me metrazh të shkurtër, “Fëmijët e saj” (1957), me regji dhe skenar nga Hysen Hakani.

Ministri i Turizmit, Kulturë dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndërsa solli pamje nga puna që kryhet në Arkin Qendror Shtetëror të Filmit u shpreh se procesi i restaurimit përfshin skanimin digjital të materialit filmik origjinal, stabilizimin e imazhit, pastrimin e dëmtimeve fizike, korrigjimin e kontrastit dhe densitetit, si dhe rikuperimin e cilësisë vizuale sa më afër versionit origjinal, duke respektuar parimet profesionale të ruajtjes së autenticitetit të veprës.

“Fëmijët e saj” është një film shqiptar me metrazh të shkurtër, prodhim i Kinostudios “Shqipëria e Re” në vitin 1957. Regjia dhe skenari janë të Hysen Hakanit ndërsa muzika u kompozua nga Tish Daija. Premiera e filmit është shfaqur më 22 shkurt 1958, Tiranë. 

Restaurimi i filmit vjen fill pas shfaqjes për publikun të disa filmave shqiptarë që kanë mbetur në kujtesë dhe që janë pjesë e trashëgimisë kulturore tashmë të restauruara. A.K./TemA

1 Komente

  1. B
    Bravo, Rama ta financoje pafund AQSHF

    Restaurimi i filmave edhte nje nga punet me te mire ne ket vend.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje