Arkeologia e re që zbulon të shkuarën, Pamela Llapaj, pjesë e ekipit në Kalanë e Gjirokastrës

8 Korrik 2025, 19:11Kulturë TEMA
Arkeologia e re që zbulon të shkuarën, Pamela Llapaj, pjesë

Prej disa vitesh, Pamela Llapaj i është përkushtuar një prej profesioneve më të rralla dhe sfiduese në Shqipëri, arkeologjisë. Me përkushtim dhe pasion për trashëgiminë kulturore, ajo është pjesë e ekipit të të rinjve që po zhvillojnë gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës, të parat pas gati 30 vitesh.

Kam nisur shkollën e arkeologjisë pasi e kam pasur gjithmonë qejf, është diçka shumë e bukur dhe e rëndësishme për mua”, u shpreh ajo.

Aktualisht, ajo ndodhet në fazën e dytë të punimeve që po zhvillohen në hyrje të kalasë, ku është zbuluar një pjesë muri që i përket antikitetit të vonë. Për Pamelën, kjo nuk është thjesht një punë, por një mision për të ndriçuar të kaluarën dhe për t’i dhënë vlerë të re monumenteve historike të vendit, transmeton rtsh.

Jemi në javën e dytë dhe jemi ende në proces gërmimi dhe kemi zbuluar një nga muret i cili mendojmë se i përket antikitetit që kanë shërbyer si fortesë për kalanë“, tha Pamela.

Puna e saj, bashkë me ekipin, i ka shtuar edhe më shumë kuriozitet kalanë e Gjirokastrës, duke e kthyer atë në një pikë tërheqjeje edhe më të madhe për vizitorët vendas dhe të huaj.

1 Komente

  1. p
    pordhe me rigon........

    Kjo qenka "Llapa" Pamela!? Hajde llape hajde...... qenka per te rujt lopen!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje