Arkitekti Ricardo Santonja sjell në Tiranë përmes fotografive Spanjën bashkëkohore (FOTOT)

3 Nëntor 2024, 18:35Kulturë TEMA
Arkitekti Ricardo Santonja sjell në Tiranë përmes fotografive

Një seri fotografish të realizuara nga arkitekti Ricardo Santonja rrëfejnë evolucionin e një Spanje bashkëkohore e cila në shekullin e XXI-të ka ditur të përshtatet me kohët e reja, duke krijuar infrastruktura themelore për komunikimin dhe funksionimin e një vendi.

Ndërtesa nga më të njohurat në Spanjë sa i përket arkitekturës së tyre, vijnë përmes fotografive në ekspozitën “Arkitektura emblematike në Spanjën Bashkëkohore”.

Fotografitë janë ekspozuar për publikun në galerinë FAB, duke shënuar hapjen e Javës Kulturore Spanjolle në Tiranë.

“Arkitektura i çon përpara vendet. Shihet dëshira e njerëzve për të përparuar nëpërmjet arkitekturës. Përmes këtyre arkitekturave do të shikoni se si Spanja kë kaluar përmes një tranzicioni dhe ka arritur përmes demokracisë një arkitekturë të vlerësuar në të gjithë botën.”, – u shpreh fotografi dhe studiuesi Santonja, raportojnë mediat.

Fotografia si një mjet për komunikimin e punës njerëzore dhe e trajtuar si një art plastik nga fotografi dhe studiuesi Ricardo Santonja, tregon një mënyrë të re të të kuptuarit të territorit spanjoll.

Ricardo Santonja është profesor në Shkollën e Lartë Teknike të Arkitekturës të Madridit – Upm, i Departamentit të Ideimit Grafik Arkitekturor, artist plastik dhe fotograf profesionist i specializuar në arkitekturë dhe inxhinieri. /atsh/

1 Komente

  1. k
    kar kar Kar-bunar

    Spanja ne emergjence e permbytur ky Ri-kari qejf o qef hap ekspozita dhe eshte ne pritje qe te vije si vizitor bojaxhiu Ed per ti dhene vleresimet me noten 10 me yll nga "pas".

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje