Ditën e sotme Arkivi shtetëror i filmit postoi në fb zyrtarizimin e marrëveshjes me Muzeun Historik Kombëtar.
Sipas kësaj marrëveshjeje Arkivi i Filmit do marrë pjesë në digjitalizimin e arkivit të pasur të Muzeut.
Në foto dy përgjegjësat, mes tyre dhe drejtori i saposhpallur i Arkivit Eljan Tanini që duket si gjithmonë, për kë e mban mend, si shumë i buzëqeshur.
Postimi i plotë
"Një hap i ri për ruajtjen e kujtesës sonë historike!
Në vijim të misionit të përbashkët për ruajtjen e kujtesës vizuale dhe në kuadër të ristrukturimit dhe rikonceptimit të Muzeut Historik Kombëtar, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit do të ndërmarrë procesin e digjitalizimit të Fototekës së MHK-së, duke e kthyer atë në një pasuri digjitale sipas standardeve bashkëkohore.
Projekti u zyrtarizua me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit nga drejtuesit Eljan Tanini, Drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit dhe Elenita Roshi, Drejtoreshë e Muzeut Historik Kombëtar. AQSHF, si një institucion i specializuar tashmë për digjitalizimin foto-filmik, do të krijojë njësi digjitale dhe metadata për çdo element.
Që prej krijimit të tij në vitin 1981, Muzeu Historik Kombetar ka grumbulluar një fond unik prej mbi 12 mijë fotonegativësh në Fototekën e tij. Ky koleksion i çmuar dokumenton njerëz, ngjarje, objekte muzeore dhe aktivitete që pasqyrojnë historinë dhe trashëgiminë tonë kombëtare.
Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt garantimit të qasjes, ruajtjes dhe promovimit të historisë sonë të përbashkët për brezat e sotëm dhe ata të ardhshëm.
Kujtesa është pasuria më e madhe që një komb i lë trashëgim brezave të ardhshëm."- shkruan Arkivi në fb.
A.K./TemA
Na hapet barkun! Keta jane drejtuesit me rroge te majme, qe e kapin negativin pa dorashka plastike?! Zot pse na ke denuar kaq ashper?!