I ftuar ditën e djeshme, në studion e lajmeve të "Ora News", ishte artisti, Franko Dine, për të folur për artin e rrugës dhe sesi lindi ideja për të përjetësuar në një murale parodistët e Vlorës.
"Unë kisha dëshirë për ta bërë një punë të tillë për ta, duke qenë se i ndiqja dhe jam një fans i tyre për humorin që ata bëjnë. Janë një grup dhe kur them një grup, është i vetmi grup në Shqipëri që kanë një histori të gjatë dhe një qëndrueshmëri, domethënë që nuk janë ndarë. Thashë që duhet të bëj diçka për këta parodistë dhe mendova të bëja një murale. Ishte një detyrim që e ndjeja në veten time. Unë kam një vlerësim për ato që nuk kanë dalë nga shkolla e arteve por janë bërë artist në jetë. Kontaktin e parë ma dha Kryetari i Bashkisë, e takova rastësisht në rrugë. E takova dhe ja prezantova idenë. Më dha numrat e tyre, i pëlqeu edhe ideja. Fillova dhe parodistët t'i takojë. Në fillim edhe ata ishin të stepur. Duke ja shpjeguar ata filluan të më nisnin fotot dhe u bë një marrëdhënie shumë e ngrohtë me ta",- tha Dine. A.K./TemA
Me kenqesi e Lexova dhe u befasova ... Respekte z. Franko Dine ... Qenke njeshe ne keto murale qe pashe...Te lumte dhe Suksese....(Wie die beste Kunstler in Deustchland ) Faleminderit.