Është ndarë nga jeta në moshën 91- vjeçare, ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa.
Aktorja ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen.
Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj.
Margarita Xhepa, ishte një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikut shqiptar me role brilante që prej fillimit të saj, në vitet '60-të dhe deri më tani. Në maj të vitit 2004, u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar për të shkëlqyer në dramën "Streha e të harruarve", një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjecare.
Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, dega e Dramës.
Ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim: Majlindën tek filmi "Majlinda" (Xh. Broja), Dafina tek Lumi i vdekur (dramatizim nga K. Velça i romanit me të njëjtin titull të Jakov Xoxës), Filja tek Cuca e maleve (Loni Papa), Zonja Mëmë tek Kush e solli Doruntinën (dramatizim nga Edmond Budina e Pirro Mani i romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë), Nëna tek Përballë vetes (Ruzhdi Pulaha) etj. Roli i saj i fundit ishte në filmin italian "Bubbles" nga Meri Dishnica.
Ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek Hamleti, vajza e dytë tek Mbreti Lir, dado tek Romeo e Xhulieta, Mbretëresha Margaret tek Rikardi III, të Shekspirit.
Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek Dhelpra dhe rrushtë (Figereido), Lena tek Xhaxha Vanja (Çehov), Ledi Milford tek Luiza Miler (Shiler), Zonja Berling tek Vizita e inspektorit (Pristli), Zonja Lomen tek Vdekja e një komisioneri (A. Miller), Ana Andrejevna tek Revizori (Gogol), Marsela tek Qeni i kopshtarit (De Vega), Mashenka tek Mashenka (Afigenov), Shejla tek Morali i zonjës Dulska (Zapolska), apo Dado tek Elektra e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë.
Veç roleve në teatër, ka realizuar edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me K. Dhamon xhiron Vitet e para dhe Gjurmët, me I. Muçajn e K. Mitron Dimri i fundit, Tokë e përgjakur, Një djalë edhe një vajzë dhe Apasionata, me Viktor Gjikën, Gjeneral gramafoni, me E. Musliun,Rrethi i kujtesës dhe Vitet e pritjes (E. Musliu), me Kujtim Çashkun, Dora e ngrohtë, me Dhimitër Anagnostin, Gurët e shtëpisë sime, me P. Milkanin, Pranvera s'erdhi vetëm, me S. Kumbaron, Koncert në vitin 1936, me Gj. Xhuvanian E diela e fundit dhe I dashur armik.
Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek "Mirupafshim" (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.
1. Bolero në vilën e pleqve - (2021) Firdus
2. Në kërkim të kujt (2011), serial
3. Tingulli i heshtjes (2010) telenovela
4. Kronikë provinciale (2009)
5. Ne dhe Lenini (2008) - Beti
6. I dashur armik (2004) - Nëna e Harunit
7. Mirupafshim (1997)
8. E diela e fundit (1993)
9. Një djalë edhe një vajzë (1990) - Mësuese Kristina
10. Vitet e pritjes (1990) - Nëna e Helenës
11. Kush e solli Doruntinën (1989) Nëna e Kostandinit dhe Doruntinës
12. Pesha e kohës (1988) - Gruaja e Kryetarit
13. Pranvera s'erdhi vetëm (1988) Nëna e Irenës
14. Misioni përtej detit (1988) - Kristulla
15. Rrethi i kujtesës (1987) - Tefta
16. Fillim i vështirë (1986) Shoqja e Zanës
17. Gabimi (1986) - Mësuesja
18. Gurët e shtëpisë sime (1985) - Gruaja e Fane Mërtirit
19. Militanti (1984) - Nëna e Visar Shundos
20. Apasionata (1983) - Nëna e Arturit
21. Dora e ngrohtë (1983) - Nëna e Besimit
22. Shokët (1982) - Nëna e Gencit
23. Dita e parë e emërimit (1981) - Drita
24. Me hapin e shokëve (1979) (TV) - Mamaja e Gonit
25. Dollia e dasmës sime (1978) - Nëna e Belës
26. Gjeneral gramafoni (1978) - Zonja e Prefektit
27. Koncert në vitin 1936 (1978) - Eleni Jankollari
28. Dimri i fundit (1976) - Shano
29. Pylli i lirisë (1976) - Nënë Katja
30. Tokë e përgjakur (1976) - Sandra
31. Gjurma (1970) - Violeta
32. Vitet e para (1966) - Zyraka
91, 92 apo 93? Vendosni, gazetare. Margarita u prehte ne paqe!
Hanemshaja reXhepa mike e Muhamedaneve.... ptuh far e keqe
Jevgu, i more evrot? Perdori ato para te shkreta dhe mos e ler me bythen grekçe.
Ptuh pushti
Margarita ishte orthodox, me sakte vllah… burrin e kishte mysliman
U prehte ne paqe! Paska vdekur njelloj te dyja si nena ime ,ne datlindjen e tyre.
Shifrat jane kontradiktore,u prehte ne paqe!
R.I.P.
Ajo nuk ka vdekur! Artistja do rrojë në shekuj !
Ngushellime familjes. Do te jete e paharruar...
....Ngushellime familjes e komonitetit te artisteve....Kujtimi i saj i bukur e ndikimi pozitiv do te jete pjese e kujteses sone shoqerore !..flm Margarita !
U prefte ne paqe Artistja dhe Njeriu i madh, Margarita Xhepa! Ngushellime djemeve dhe familjareve te tjere te saj!
I qofte dheu i lehte!
Dje në 2 Prill shkruajta për të: 2 PRILL 1934-2025. Margarita Xhepa. Artistja jonë e madhe. Bukuroshja jonë që drita e fytyrës tënde nuk e le erresiren të të prekë. Anëtarja më e herëshme e Shoqatës Kulturore “Armanji di Albanii” me pathos të lindur armanesk, Simbol i Kinemastografisë dhe Teatrit Kombëtar të Shqipërisë. Gëzuar Ditëlindjen tënde Ti shpirt i pastër, lezet i shoqërisë tonë, sot të puthim dorën o mbretëresha e dramës shqiptare...Margarita-Margaritar...!
????????
Aktore madheshtore. Do mbetet e paraharruar. Nje nga simbolet e brezit magjik te aktoreve qe i lindi apo i rriti lufta.
U prehtë në paqe!
U shua dhe nji Yll ,i Artit -Teatrit dhe Kinematografise se Fameshme Shqiptare .Ngushellime Familjes ,Ndricimit ,Sokolit e te gjitheve te afermeve
I qoft dheu i leht qoft e parajses , i themi falimderit per çfar ke dhen per artin shqiptar , do mbetesh ikona artit shqiptar e pa harrueshmja Margarita Xhepa , ngushellime Ndriçim Xhepes dhe familjarve te Margarites , humbje e madhe shum per artin Shqiptar , u preft ne paqe .
Aktore e jashtezakonshme. Beri histori ne kinematografine shqiptare. I paharruar kujtimi per kete aktore te madhe. Ngushellime familjes dhe gjithe artedashesve shqiptar!
2 Prill 1933 .... perse gazetarit i i del nje vit me e vogel e ndjera !!!
U prefte ne paqe, aktore legjende.
Ngushellime familjes se te madhes Margarit.Po Margarita ne nuk do te na mungoje asnjehere e kemi patur e dk ta kemi pernate ne ekranet e tv ne filmat e saje qe nuk kane te sosur si ne numer e ne cilesine aktoriale.Femijeve te saje kudo qe te jene si dhe motreve e vellezerve te saje ne Lushnje u shpreh edhe njehere ngushellimet e mija te sinqerta.Rrofshit dhe e kujtofshit gjithmone Margariten e Shendriteshme.