FOTOT: Çmimi Kadare për 2025/ Armand Bora pranon çmimin në ceremoninë e sotshme

2 Prill 2025, 23:37Kulturë TEMA
FOTOT: Çmimi Kadare për 2025/ Armand Bora pranon çmimin

"Në ambientet e UET u zhvillua sot ceremonia e ndarjes së Çmimit Kadare 2025, ku për herë të parë ai jepet për një vepër në zhanrin e dramës, triptikut "Ata që mbijetuan".

Motivacioni i jurisë:
“Për risi stilistikore dhe vlera të qëndrueshme estetike, ku me anë të ndërtimit të personazheve autentike, dramaturgu sjell evokimin e së kaluarës, duke përcjellë mesazhe në realitetin e sotëm.

Ky çmim shënon një moment historik, pasi për herë të parë një dramë shpallet fituese, duke dëshmuar fuqinë dhe rëndësinë e teatrit në letërsinë shqipe!”

Juria, e përbërë nga fituesit e mëparshëm Vera Bekteshi, Loer Kume dhe Dionis Prifti, e përzgjodhi këtë triptik mes rreth 40 dorëshkrimesh – një rekord për këtë çmim.

I nderuar dhe i respektuar të marr këtë çmim prej shkrimtares Vera Bekteshi, mes miqve dhe kolegëve të mi të nderuar." -shkruan Bora. A.K./TemA