Artikulli për shqipen në Revistën Science, flet albanologu rus

4 Maj 2024, 17:11Kulturë TEMA
Artikulli për shqipen në Revistën Science, flet albanologu rus

Shkencëtari rus Aleksandër Rusakov në Shqip nga Rudina Xhunga, Dritare TV u shpreh se polemikat që janë krijuar së fundmi nëse Gjuha Shqipe është më e lashta e njerëzimit ose jo, nuk kanë vend, pasi sipas tij, nuk ka teza që e vërtetojnë këtë.

Zoi Rusakov, sqaron se revista Science nuk shprehet se shqipja është gjuha më e vjetër, por që është pjesë e gjuhëve indoevropiane që kanë disa karakteristika të veçanta.

Albanologu vlerësoi Anila Omarin, si një nga gjuhëtaret më të njohura që ka studiuar saktë historinë e Gjuhës Shqipe.

“Unë i lexoj polemikat që dalin për lashtësinë e gjuhë shqipe. Njerëzit seriozë duhet të merren me punimet shkencore të tyre dhe jo të diskutojnë për këtë çështje sepse ne dimë që të gjitha gjuhët janë të së njëjtës lashtësi. Në këtë emision kam parë që për këtë polemikë ka folur edhe profesoresha, Anila Omari, një nga studiueset më të njohura të historisë së gjuhës shqipe.

Ne mund të flasim për lashtësinë e gjuhës së shkruar, gjuhë të vjetra, si greqishtja, ose gjuhë që kanë traditën shkrimin që nga shekulli 20 dhe nga kjo pikëpamje, shqipja nuk është një gjuhë shumë e lashtë si gjuhë e shkruar. Sepse tradita e së shkruarit shqip filloi nga Meshari i Gjon Buzukut. Në atë kohë shumë gjuhë të Evropës kanë fillimin e traditës shkrimore të vetë, si rumanishtja, italishtja, nuk është një gjë e rastit, pasi ka qenë koha e ndryshimeve kulturore, e formës fetare etj etjt. Nga kjo pikëpamje ne mund të flasim për gjuhët, por gjuha si e tillë nuk mund të jetë më e lashtë ose më pak e lashtë.

Asnjë gjuhëtar serioz nuk bën definicione të tilla, gjuhë e lashtë dhe gjuhë më pak e lashtë. Në këtë artikull të revistë Science, nuk thuhet fare për lashtësinë e gjuhës shqipe. Sepse ai është artikull shkencor dhe bazohet në parime shkencore. Atje nuk thuhet se gjuha shqipe është e lashtë, por tregohet koha e divergjencës së gjuhëve indoevropiane, secila degë e kësaj familjeje filloi zhvillim e saj më herët ose më vonë, por kjo nuk është çështje e lashtësisë së gjuhës.

Ka shumë pseudogjuhëtarë kudo. Edhe në Rusi ndodh ashtu sikurse po ndodh së fundmi në Shqipëri. Njerëzit pa ndonjë përvojë profesionale merren me etimologjinë, thonë se kanë zbuluar monumente shkrimore të vjetra, por në që fakt ato nuk janë të vërteta dhe nuk ekzistojnë. Ne kemi shumë të tillë në Rusi, jo vetëm flasin por edhe botojnë libra. Janë të ngjashëm me turboetimologët në Shqipëri por në ndryshim nga këtu, ka shumë pak njerëz që i ndjekin dhe i besojnë. Kjo edhe për shkak se në Rusi është e pamundur të dalësh dhe të flasësh në TV për teza të pavërtetuara”, tha shkencëtari rus. A.K./TemA

10 Komente

  1. s
    saranda

    si ka mundesi qe ne Shqioerine londineze dhe ne mediat e tyre dhjehen nga simpatia per rusofilet. Sllavoruset gjithnje jane talluer me keta londinez,

    Përgjigjjuni
    1. A
      Andi

      Cfare jane keta rob shkerdhata qe presin sllavet te ngrene vlerat e shqiptarizmit.

      Përgjigjjuni
      1. l
        lani

        Anila Omari Antishqiptare...

        Përgjigjjuni
        1. N
          NK

          Ca dmth “tradita e te shkruarit shqip fillon nga meshari i Gjon Buzukut”?! Se nese kemi shkrim te shqipes gati 100 vjet para Buzukut me fjaline ne shqip te formula e pagezimit te Pal Engjellit, qe ky nuk e permend, dhe qe sigurisht qe Pal Engjelli nuk ishte “shpikesi” i shqipes se shkruar, atehere shqipja pa asnje medyshje eshte shkruar shume me heret sesa pretendon ky albanologu! Nese me “tradite” ky nenkupton te shkruarin ne mase, kjo nuk hedh poshte vjetersine e gjuhes se shkruar! Se sigurisht qe do ta shkruanin te pasurit e shkolluar dhe jo barinjte qe kullosnin dhente! Te mos flasim pastaj per shkrimet e mbijetuara te mesapeve ne Italine e jugut, ketu e 3000 mije vjet me pare, shpjegimi i te cilave, e pranuar nga shume linguiste, behet vetem nepermjet shqipes! Keshtu qe ky albanologu te mendohet icik me shume here tjeter kur te flase per “rinine” e shqipes se shkruar!

          Përgjigjjuni
          1. s
            shqip

            Bravo NK! Ne rrenojat e Messapeve ne Puglia te Italise jane gjetur shume shkrime me shkronjat qe sot i njohim si alfabeti grek, por te ter aketo shkrime, sipas arkeologeve dhe gjuhetareve italiane jane te deshifrueshme vetem nepermjet gjuhes shqipe. Messapet jane ilire te emigruar ne Gadishullin e Apenineve nje mije vjet para Krishtit, pra eshte e sakte ajo qe thoni se ato kane emigruar mese tre mije vjet me pare. Kjo tregon se ata e kane shkruar gjuhen tone shume kohe me pare, por te pakten nga keto prova qe te gjithe keta palo shkencetare i injorojne, shqipja eshte shkruar tre mije vjet me pare. Meshari i Gjon Buzukut eshte nje shkrim me bashkekohor. E njejta gje me Etrusket, qe kane perdorur fjale shqipe qe ne i perdorim edhe sot ne shqipen moderne. Edhe ata kane lene shume shkrime ne rrenojat e tyre qe edhe sot gjenden ne Toskane. Ne ndryshim nga Messapet, disa shkencetare italiane po kerkojne qe ti quajne Etrusket si "popullsi autoktone", kur ne fakt, vete shkrimet e tyre qe perkthehen vetem nepermjet gjuhes shqipe tregojne se ata jane ilire.

            Përgjigjjuni
          2. Z
            Zani

            Cfar mendoni se do te thoshte ky pseudoalbanologu sllav kur ne u quravitemi dhe u themi " na sqaroni pak problemin e lashtesise se gjuhes tone, kur kemi filluar ta flasim?, kur kemi filluar ta shkruajme?, perpara apo mbrapa paraardhesve tuaj mongoloid te Siberise. Pika qe su bie drejtuesve te emisioneve te televizioneve tona per keta shurraq qe na nxjerin atje. Harrojne se ne rusi ashtu si dhe ne greqi ligjin per keto probleme e kan pas bere dhe e bejne sot e gjithe diten ortodoksizmi, ai qe nqa vrau pioneret e shkolles shqipe, ai qe fshiu cdo liber te shkruar ne shqipen e vjeter ose pellazgjishten nga mungesa e papirusve gjat shekujve Vi deri ne shekullin e XI te eres tone. Ishte po ai ortodoksizem qe bashk me Kalifin Omar organizuan dhe i vun zjarrin Bibliotekes se Aleksandise ne vitin 642. Ne ate biblioteke ishte grumbulluar gjithe dija e vjeter e njerezimit e shkruar ne te vetmen gjuhe qe flitej e shkrihej ne te gjithe boten qe lagej nga Mesdheu e deri tutje ne Indi, dhe ajo gjuhe ishte pellazgjishtja qe kerkon ta mohoj ky sllavi bukurosh i intervistuar nga Rudina Xhunga. Ne ate artikull eshte shkruar e zeza mbi te bardhe se gjuha shqipe eshte gjuha me e vjeter ne bote ( 6000 vjet), kurse ky na thote qe ju nuk e keni lexuar mire dhe zonja Xhunga nuk ndihet fare. I kujtoj ketij birbos se ne librin " Genes, Peoples, and Languaces" New York 2000, i shkruar nga Luigi Luca Cavalli- Sforca , profesor i biologjise ne Standford University Californi thuhet se gjuha shqipe eshte gjuha me e vjeter ne bote - 9000 vjecare.Per te shkruar ate liber profesori i nderuar dhe stafi i tij kishin punuar 30 vjet, a more vesh o bubuleshi stepave te Siberise. A mund te na thote ky pseudoalbanolog se si eshte e mundur qe shkrimi i pllakes se Lemnosit qe gjendet ne muzeun arkeologjik te Athines deshifrohet vetem me ane te shqipes?, si eshte e mundur qe shkrimet epigrafike te Etrurise te shkruara nga etrusket deshifroen vetem me shqipen?, si eshte e mundur qe emri i Dhiates- Dhiata spjegohet vetem me shqipen? Dhiata= Di ata = Di ati = dijet e babes dijet e lashta. Si eshte e mundur more bukurosh qe lutjet me te vjetra te Budizmit jane shkruar dhe deshifrohen vetem me gjuhen shqipe.Shko pi ndonje vodke dhe dil prap tek Rudina tu japesh mend injoranteve per gjuhen e tyre. Kote e keni, e verteta mbi gjuhen shqipe po del ne drite me gjithe madheshtin dhe bukurine e saj hyjnore. Drita e saj do tju qorroj. Kini durim dhe do te shikoni se kush eshte gjuha shqipe o jargavacet e sllavomanise.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nastradini

              R.Xhunga,kam patur shumë respekt për ty,por kohët e fundit të kam parë ndryshe. ‘Në vend që të heqësh vetllat po qërron sytë’ me programet e fundit. Njëherë je shprehur për ngjarje të caktuara ,apo ndodhi të shëmtuara që bëjnë ‘muu’ dhe denigrojnë njeriun,që,’si ka mundësi që ndodhin këto gjëra,po si u bëmë ne kështu xhanëm’..! E pra një përgjigje e kam patur për ty atëhere dhe po t’a them me këtë rast dhe për të gjithë ata si puna jote,që keni mkeofonin në dorë,se ju jeni sharlatanët e vërtetë që mundoheni me ‘luftën kunder sharlatanizmit’,jeni bërë urë e çdo çdo çfaqeje negative në këtë vend,e gjendjes aktuale ,ku shqiptarët ikin,ku shkolla dhe puna e ndershme nuk kanë vlerë më në këtë vend,ku analfabetizmi ka filluar të hedh ‘rrënjë’,sepse janë goditur e po goditen vlerat çdo ditë. Gjuhës shqipe ,ia kanë qit sytë pa lindur dhe e kanë persekutu në çdo kohë,duke e linçuar ,djegur e zhdukur çdo gjurmë të saj. Sot edhe kur nga ‘nëntoka’ zbulohen gjurmët e identitetit e të prejardhjes tonë,të gjuhës tonë, albanologët zyrtar n’a mbajnë të fshehtë gjithçka ,se nuk përballen me të rejat,me zbulimet ,se nuk pranojnë oponencën,por në një mungesë të plotë të trasparencës,mundohen ‘të godasin nën rrogoz’ çdokēnd që guxon të dalë hapur për t’u përballur. Më ndihmo ti Rudinë mua si publik,që me argumentat e albanologëve ,të më bindësh mua dhe shumë si mua,se pērse ke të drejtë ti me konkluzionet e vjetra dhe nuk kanë të drejtë psh pseudoalbanologët me hulumtimet e reja nëper arkivat e botës. Sepse vetëm me përcaktimin ,ata ‘sharlatanët’,nuk hedh dot poshtë asgje,përkudrazi bind njerzit ,se ‘sharlatanët’ paskan me vehte të vërtetën dhe nofka e vënë prej jush i përket dikujt tjetër dhe më shume se kush,më mirë është t’a thoni ju..

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zylo

                Shumë i saktë në përshkrimin tuaj !!!!!! Edhe unë kisha shumë respekt për Rudinën, por kohët e fundit edhe Rudina eshiti vehten tek agjensitë armike të kombit dhe u bë edhe ajo lapashane. Në gazetarinë shqiptare vetëm dy janë të saktë dhe me dinjitet; Eshtë Marin Mema dhe Artan Hoxha.

                Përgjigjjuni
              2. L
                Ljudmilla

                Kush ja ka kerkuar ketij tipit te merret me gjuhen shqipe dhe ksh ja ka dhene titullin albanolog. Pak vuajtem ne shqiptaret nga ideologjia ruso-komuniste marksiste -leniniste per 50 vjet me radh, por na vjen dhe ku tani te na mesoj se sa e vjeter eshte gjuha shqipe. I ka djegur shume artikulli ne revistën "Science" ku del qarte se shqipja eshte gjuhe 6000 vjecare, shume me e vjeter se rusishtja e tij sa qe deklaron se gjuhet jane njesoj te vjetra. Vetem nje idiot mund te nxjerr budallalleqe te tilla nga goja. Sipas kesaj teorie njerezimi i paska realizuar hopet e zhvillimit me komande ne nje dite te vetme, ne te gjithe boten. Po si e spjegon more birbo se edhe sot ka ca njerez te eger andej nga Amazona, apo nga Afrika e Zeze. Se kush eshte Aleksandër Rusakov e sqaron me gojen e tij ne fund te intervistes kur thote: "në Rusi është e pamundur të dalësh dhe të flasësh në TV për teza të pavërtetuara” , pra ketu tek ne nuk eshte ambient i mire per debatet shkencore, me mire eshte ne Rusine e Putinit ku nuk mund te dalesh ne TV e te hedhesh teza te pavertetuara. Ky zoteria ka ardhur ketu jo se e ka ngrene meraku per gjuhen shqipe por per te bere propoganden e shtetit te Putinit prandaj duhet te largohet nga vendi yne e te qendroj sa me larg Shqiperise e shqiptareve, sa me larg historise e gjuhes se tyre. Besoj se ju ' sharlatanet" e muaret vesh se keni dale fitimtar ndaj pseudoakademikve e kotologeve tane. Ata e kuptuan se me gjithe peticionin e turpshem e disa artikuij mizerabel te publikuar me pas nuk munden ta kthenin peshoren nga ana e tyre, shqiptaret nuk i vleresojne per cfar e mbajne veten, prandaj na nxuaren ne Tv kete rusin Aleksandër Rusakov qe na quan veten albanolog. Po eshte kaq burr i zoti te shkoj atje ne Rusi e te ndaloj luften kuder Ukrahines.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Artan.

                  KY zoteria eshte spiun Rus 24 karat. Di edhe shqip ,qe e ka mesuar jo per qejfin tone por per llogari te ruseve para 50 vjeteve dhe na del ne TV shqiptare te na mbushe mendjen se shqiptaret jane popull I vjeter por kane folur gjuhen e te tjereve,se te tyren e kane shpikur tani vone pasi nuk ka prova te shkrimeve etj ,etj .etj..Nuk kemi nevoje te na bindin ruset,greket,sllavet ,turqit dhe veglat e Tyre ne Shqiperi,per lashtesine e gjuhes tone.,Ata po te kene njohuri shkencore le te na bindin qe ato shkrimet e lashta qe nxjerrin ne television keta te nemurit turboalbanologe nuk kane kuptim ne shqip..Kete ju a bej thirrje edhe te ghithe atyre shkencetareve shqiptare qe turperohen me faktet e reja. Faleminderit.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje