FOTOT/ Në kuadër të ditës së gazetarëve përurohet në Kryeministri ekspozita e Jetona Koçibellit për lirinë e medias

3 Maj 2024, 19:21Kulturë TEMA

FOTOT/ Në kuadër të ditës së gazetarëve

 

Po ndodh tani çelja e një ekspozite me emrin “Backstage show” në COD në kryeministri nga gazetarja e njohur e kulturës Jetona Koçibelli.

Ekspozita trajton vështirësitë që kanë hasur gazetarët në vite në Shqipëri duke u përballur si me pushtetin ashtu me kaosin e informacionit dhe përndjekjen e gazetarëve opozitarë.

Një ekspozitë sa nostalgjike dhe informative kjo shpalosje artistike përpiqet të ngjallë kuriozitet te publiku i gjerë mbi profesionin e gazetarëve dhe sesi ato mbërrijnë te lajmi.

Një fokus të veçantë ka dhe publicistika ku shfaqen figura të njohura, ndër to dhe kryeministri Edi Rama në rininë e tij.

Lajmi u bë fillimisht i ditur në rrjetin social facebook ku ajo shkroi sa më poshtë:

Jam shumë e lumtur t’ju mirëpres në ekspozitën time të rradhës “BACKSTAGE SHOW”

Liria e medias është një postulat universal, por vetëm në botën demokratike ka vlerë! Sa më shumë demokraci të ketë një shoqëri, aq më shumë liri do ketë dhe media! Pra, edhe media, është produkt i shoqërisë! Si të jetë shoqëria, atë fytyrë ka dhe media! Nisur nga episodet e shumta dhe jo vetëm, dilema është kjo: a është në të vërtetë demokratike shoqëria jonë, sistemi ynë?

Në kronologjinë historike lind pyetja: A ishte demokratik apo çfarë sistemi kishte Shqipëria pas shëmbjes së regjimit komunist, kur filloi persekutimi e lincimi i gazetarëve të opozitar?

BACKSTAGESHOW quhet ekspozita e rradhës që unë kuroj në Qendrën për Hapje dhe Dialog, e cila për publikun çel dilemen nëse: Liria është një nocion gjeneralist! Sot kemi liri të shfrenuar falë epokës digjitale, ku kemi zëvendësuar paradoksalisht parrullën komuniste “Gjithë populli ushtar” me parrullën demokratike “Gjithë populli gazetar”.

 Hapur për publikun: COD | Biblioteka e Kryeministrisë

 4 deri 9 maj 2024 në oraret 9:30-14:00 edhe 17:30-20:30

A.K./TemA

 

Lini një Përgjigje