Elina Duni do të përshtasë në këngë poezi të Ismail Kadaresë

3 Maj 2024, 14:23Kulturë TEMA
Elina Duni do të përshtasë në këngë poezi të

Shkrimtari ynë i njohur me famë botërore Ismail Kadare dhe një nga këngëtaret me famë botërore me origjinë shqiptare si Elina Duni së shpejti do të kenë një bashkëpunim së bashku.

Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetin social facebook botuesi i Kadaresë dhe njëherësh i shtëpisë botuese prestigjioze “Onufri” Bujar Hudhri.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim muzikor ku Elina Duni do të jetësojë në këngë poezi të Ismail Kadaresë.

Nuk dihen akoma detajet apo për cilën (cilat) poezi bëhet fjalë por Kadare kujtojmë se ka të botuara, përveç veprës së tij në prozë dhe disa libra me poezi si “Ca pika shiu ranë mbi qelq”, “Kristal”, “Pa formë është qielli”.

Një shkrimtar i madh në çdo zhanër Kadare e ka filluar si poet dhe më pas kaloi në prozë. Përveç kësaj ai njihet dhe për inkorporimin e poezisë në veprën e vet (Autobiografia e popullit në vargje apo Darka e gabuar). A.K./TemA