Debate për muzeun e Spaçit, kundërshtohet zhvendosja e tij

3 Maj 2024, 08:03Kulturë TEMA

Debate për muzeun e Spaçit, kundërshtohet zhvendosja e tij

Që do të ketë një muze lidhur me të kaluarën e ish-burgut të Spaçit kjo është e padiskutueshme, por vendndodhja e tij, ishte ajo që hapi debat në dëgjesën e parë për këtë çështje. Propozimi  është që Muzeu të ngrihet në Reps të Mirditës dhe jo në Spaç, sugjerim që zgjoi kundërshtime.

Përfaqësuesja e Fondacionit Italian, Gulia Avanza, rendit arsyet e përzgjedhjes së Repsit si vendi i duhur, ndonëse thotë që kjo përzgjedhje nuk është përfundimtare.

“Kemi menduar ta ngremë aty sepse është shumë i aksesueshëm për shkak të infrastrukturës. Një nga vendndodhjet është që të ngrihet në buzë të autostradës, pasi siç e dini rruga në Spaç është e paasfaltuar dhe e vështirë. Arsyeja e dytë, ne duam që Spaçin ta mbajmë ta parekur, sigurisht të përforcojmë godinat, por ta lëmë ashtu siç ka qenë në kohën e diktaturës”, tha ajo.

Plani i menaxhimit të ish-burgut famëkeq të Spaçit, parashikon ndër të tjera rikonstruksionin e godinave i cili është monument kulture i kategorisë së dytë prej 2007ës, e po ashtu edhe një strategji që kjo vendndodhje të thithë sa më shumë turistë, dhe njëkohësisht të jetë një hapësirë për të folur për të kaluarën komuniste. Investimi fillestar deri më tani është parashikuar të jetë rreth 5 mln Euro. A.K./TemA

2 Komente

  1. k
    kurti

    E si do ta quajne po e transferuan, Burgu i Spacit ne Tirane, apo burgu i spacit ne Shenkolle!!! Burgu eshte atje ku ka qene dhe atje duhet te behet muze. Nuk ka para Shqiperia te harxhoje per burgje muze, pa asnje vlere, vetem qe te rikujtojne nje tragjedi te shkaktuar nga komunizmi, dhe se nuk ka harxhuar pak ky shtet per te burgosurit.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loni

      Mos u shqetëso Kurti, 33 vjet kaluan pa u bërë asgjë për këtë muze kaq të domosdoshëm, ku mijra fatkeq kaluan një pjesë të jetës së tyre në ferrin komunist. Pse, si thua ti, nuk do vazhdojë edhe 50 vjet të tjerë ndërtimi i këtij muzeu? Aq më tepër kur qënkan fondacione italiane ato që kanë marrë përsipër ndërtimin?!! Këtë vit filluan diskutimet për vëndin ku do ndërtohet, të paktën dhjetë vjet ky diskutim i ka të nevojshëm të vazhdojë, apo jo? Punët e mira bëhen avash avash. Bëhet fjalë për një muze që do t'a ndërtojnë neokomunistët që drejtojnë sot e do të vazhdojnë të drejtojnë edhe nesër, ata duan të jetë sa më i vërtetë muzeu, të paraqes me vërtetësinë më të madhe atë që kishin ndërtuar baballarët e tyre. Sepse, merret me mënd, këta shquhen për respektin që kanë për veprën e baballarëve të tyre për lumturinë e këtij populli, një aspekt i së cilës është dhe jeta në kampin e të burgosurve në Spaç si treguesi më kulmor i "lumturisë" që të siguronte ai sistem!!!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje