Ejona Karkini është përzgjedhur si fituesja e konkursit për logon kombëtare të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, mes 64 aplikantëve! Në profesion arkitekte, e apasionuar pas dizajnit dhe natyrës, Ejona na njeh me idenë që frymëzoi krijimin e logos e cila do jetë pjesë e festimeve zyrtare të sivjetshme në nder të 80-vjetorit të Çlirimit të Atdheut.
“Ideja për logon erdhi natyrshëm duke qenë se ky vit shënon 80 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, simbol i këtij eventi është monumenti Nëna Shqipëri i realizuar nga skulptorët e njohur Kristaq Rama, Mumtaz Dhrami dhe Shaban Hadëri.
Në logo u mundova të përcjell lirinë që fal figura e Nënës Shqipëri me elementë si veshja që valëvitet e cila në këtë rast mban në dorë flamurin shqiptar. Flamuri merr prezencë skenike kur valëvitet nga era dhe prej këtij imazhi erdhi ideja që formon 80tën e viteve që gëzojmë ne të çliruar.
Është inkurajuese për mua që krijimi dhe ideja do të jenë në këtë përfshirje kaq massive si dokumenta shtetërorë, vendime dhe aktivitete. Në anën tjetër është gjithë frymëzimi im. Inkurajoj të gjithë të rinjtë të jenë sa më krijues dhe pse jo, të marrin pjesë në konkurse të tilla.”- tha ajo.
Memoriali ikonë “Nëna Shqipëri” me flamurin shqiptar qëndrojnë kryelartë mbi përvjetorin historik në nder të heronjve e dëshmorëve që me trimërinë dhe sakrificën e tyre sublime, na dhuruan lirinë e që të rinjtë sot i nderojnë e kujtojnë përmes veprave artistike! A.K./TemA
Sipas fjalorit te gjuhës shqipe, fjala ÇLIRIM është mohim i fjalës LIRIM.
Pajtohem plotesisht. Ata "te brengosurit" e gjuhes shqipe le ti pastrojne keto mbeturina te tyre para se te ikin.