"Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë", baleti me libret të Ismail Kadaresë vjen në Teatrin e Operas dhe Baletit

3 Maj 2024, 12:25Kulturë TEMA
"Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë", baleti me libret

Rikthehet në TKOB, pas më shumë se 10 vitesh, baleti "Plaga e Dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, një vepër shqiptare që i ka rezistuar kohës. Kjo vepër do të vijë në data 11, 12, 13 Maj në orën 20:00.

Me kompozim të të madhit Feim Ibrahimit, libret të Ismail Kadaresë, koreografi të Agron Aliajt, skenografi e kostumografi të Naxhi Bakallit e baletmaestër, Carlos Montalvan dhe Alisa Gjoni.

Dashuria dhe sakrificat për atdheun dhe njerëzit e dashur, lajtmotivi i jetës së heronjve të legjendave shqiptare, ky është thelbi i këtij baletit.

Legjenda nis me Gjergj Elez Alinë, i cili ka nëntë vjet që dergjet në shtrat nga plagët e marra dhe përfundon me duelin e Gjergj Elez Alisë me Bajlozin. Ndonëse me nëntë plagë në trup, Gjergji e vret atë. Në kulmin e gëzimit, ai mbyll sytë përgjithmonë nga plaga e dhjetë që ka marrë, në krahët e të motrës e mes kreshnikëve të tij. A.K./TemA