U mbajt një dëgjesë publike të organizuar në kuadër të përgatitjes dhe hartimit të Planit të Menaxhimit të të ish-burgut të Spaçit, në bashkëpunim me Trashëgimia Kulturore pa Kufij, Shqipëri (CHwB Albania) dhe Fondazione Santagata per l’Economia della Cultura.
Hartuan një plan menaxhimi i hartuar në bashkëpunim me ish-të burgosur, ekspertë të manaxhimit të objekteve kulturore, si dhe me dijen dhe ekspertizën e ofruar nga Qeveria Suedeze, CHwB Albania dhe Fondacioni Santaga, jemi të bindur që në Spaç po bëhet diçka me të vërtetë unikale, pas një analize të detajuar të pasurisë kulturore, të vlerave dhe statusit të saj të ruajtjes, si dhe pas një raundi konsultimesh edhe me grupet e interesit që përfshinin më shumë se 50 individë.
Do të ndërmerren veprime për të ndalur përkeqësimin e shpejtë si pasojë e viteve të neglizhencës, ekspozimit ndaj elementeve dhe vjedhjeve dhe dëmtimeve të shpeshta të pronës. Për sa i përket modus operandi, nuk do të ndërmerren veprime për të rikthyer ndërtesat nëgjendjen e mëparshme, siç kanë qenë kur u mbyll reparti i riedukimit në vitin 1991 (p.sh restaurimi i dyerve dhe dritareve, rindërtimi i ballkoneve, etj.), por do të kryhen punime konservimi, për t’i ruajtur ato në mënyrë të tillë që të dëshmohen këto tre dekada në të cilat shoqëria shqiptare është përpjekur të pajtohet me historinë e saj më të fundit dhe të dhimbshme, në të cilën shenjat e kalimit të kohës mbi ndërtesa janë gjithashtu një metaforë për një distancim nga kujtesa e vendit,ose rrezik për humbje të kësaj kujtese. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri për Kulturën Blendi Gonxhja në rrjetin social facebook. A.K./TemA
Lini një Përgjigje