Gjykata Europiane i jep të drejtë Italisë për të konfiskuar statujën e çmuar prej bronzi nga Muzeu "Getty", refuzohet apeli

4 Maj 2024, 16:00Kulturë TEMA
Gjykata Europiane i jep të drejtë Italisë për të

Një gjykatë europiane të enjten konfirmoi të drejtën e Italisë për të marrë në zotërim një statujë greke të çmuar nga muzeu i J.Paul Getty në Kaliforni duke vendosur që Italia ishte e justifikuar kur u përpoq të rimerrte një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë së saj kulturore dhe duke refuzuar kështu apelin e muzeut.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vendosi që përpjekja prej disa dekadash e Italisë për të rimarrë “Rininë fitimtare” prej Getty të bazuar në Malibu nuk ishte e pabazuar.

“Victorious Youth”, një statujë bronzi në përmasa njerëzore që daton nga viti 300 para Krishtit deri në 100 para Krishtit është një prej më të vizituarave në koleksionin e Gettyt. Megjithëse artisti nuk njihet, disa shkollarë besojnë që u krijua nga Lysippos, skulptori personal i Aleksandrit të Madh.

Bronzi që u nxorr nga deti në 1964 nga peshkatarë italianë dhe më pas u eksportua në Itali ilegalisht u ble nga Getty në 1977 për 4 milionë dollarë dhe ka qenë atje që atëherë.

Muzeu Getty kishte apeluar në Gjykatën Europiane pasi Gjykata Italiane e Lartë kishte vendosur pro një urdhri konfiskimi. Vendimet ligjore italiane ishin pjesë e fushatës disavjeçare të Italisë për të rimarrë antikuarë të vjedhur nga territori i saj dhe që i janë shitur muzeumeve apo koleksionistëve privatë anëkënd botës.

Muzeu Getty kishte argumentuar të drejtat e saj për statujën nën një ligj për të drejtat e njeriut bazuar në një protokoll të mbrojtjes së pronës, që supozohet se ishte dhunuar nga Italia dhe fushata e saj për ta marrë mbrapsht.

Gjykata Europiane vendosi të enjten që asnjë shkelje e këtij lloji nuk kishte ndodhur. Dhe vazhdoi më pas në një gjykim online për të konfirmuar atë çka gjykata e lartë italiane kishte vendosur: që statuja ishte pjesë e trashëgimisë kulturore të Italisë, që ligji ndërkombëtar mbështeste fort përpjekjet e Italisë për ta rimarrë, dhe që Getty kishte qenë më së paku neglizhente kur e bleu pa dokumente që tregonin prejardhjen.

“Kjo nuk është thjesht fitore për qeverinë Italiane. Është një fitore për kulturën.” tha Maurizio Fiorilli, që si avokati i qeverisë italiane kishte kryesuar përpjekjet e Italisë për të rimarrë antikuarët e saj të humbura, dhe në veçanti statujën e bronzit.

Getty ka mbrojtur për një kohë të gjatë të drejtat e saj për statujën, duke thënë që Italia nuk kishte të drejtë te ajo. Muzeu dha fjalën që do vazhdonte betejën ligjore për ta mbajtur.

Pavarësisht vendimit të së enjtes “besojmë që zotërimit pothuaj pesëdhjetëvjeçar i Getty i një vepre arti që as nuk ishte krijuar nga një artist Italian as nuk ishte gjetur në territory Italian është i përshtatshëm, etik dhe konsistent me ligjin amerikan dhe ndërkombëtar.”- tha muzeu në një deklaratë.

Mes të tjerash Getty ka thënë se statuja është me origjinë greke, u gjet në ujëra ndërkombëtarë dhe nuk ka qenë kurrë pjesë e trashëgimisë kulturore italiane. Cituan gjithashtu një vendim të 1968 të gjykatës së lartë që nuk kishte prova që statuja i përkiste Italisë.

Italia tha, që pas vendimit të gjykatës së lartë, që statuja ishte vërtet pjesë e trashëgimisë së saj kulturore, që u soll në breg nga italianë të një anijeje me flamur Italian dhe u eksportua ilegalisht pa asnjë pagesë apo deklaratë pagese.

Vendimi i të enjtes nga Gjykata e Strasburgut në Francë ishte një vendim me dyer të mbyllura. Tani, të dyja krahët kanë tre muaj për të kërkuar që çështja të dëgjohet nga Dhoma e Madhe për një vendim final dhe Getty tha që do e ndiqte një rrugë të tillë.

Ministri Italian për Kulturën Gennaro Sangiuliano lavdëroi vendimin e të enjtes si një vendim “unekuivok” që njeh pronësinë e Italisë mbi statujën dhe tha që qeveria e tij do të kontaktonte autoritetet amerikan për “asistencë për konfiskimin e statujës”.

Vendimet e gjykatë janë detyruese në shtetet që janë pjesë e gjykatës. Shtetet e Bashkuar nuk janë pjesë por ka një traditë të bashkëpunimit ligjor me Italinë. Italia i ka kërkuar Zyrës së Avokatit të Përgjithshëm Amerikan që të zbatojë urdhrin e konfiskimit në 2019. Vendimi dhe procedura janë akoma në zbatim.

Ekspertë në ligjin mbi trashëgiminë kulturore thonë që vendimi është i rëndësishëm, përfshirë për debatin e rikthimi në muzetë e SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar, por hapat e tjerë mbeten të panjohur. Italia mund të kërkojë që një gjykatë europiane direkt të njohë urdhrin e Gjykatës së Lartë, ose mund ti kërkojë Avokatit Amerikan të fillojë procedurat.

“Nëse Gjykata Amerikane do të zbatonte gjykimin, do të hapte kutinë e pandorës për muzeumet amerikane,” tha Patty Gerstenblith, eksperte në ligjin e trashëgimisë kulturore në DePaul University.

Megjithatë ajo nënvizoi që nëse Italia do ishte përpjekur të padiste Getty direkt në një gjykatë Amerikane, nuk do ja kishte dalë mbanë. Shumë kohë ka kaluar dhe nuk ka gjetje definitive nëse statuja është gjetur në ujëra të Italisë apo ujëra ndërkombëtare, testi kryesor në ligjin amerikan për të vendosur pronësinë.

Derek Fincham, kërkues në trashëgiminë kulturore në Kolegjin e Teksasit të Jugut për Ligjin, tha që vendimi ishte një “fitore e madhe për Italinë” dhe shtetet e tjera të origjinës, veçanërisht sepse gjykata vendosi që “shtetet ka një margjinë të lartë vlerësimi kur çështje të trashëgimisë kulturore përfliten.”

Italia ka fituar mijëra artifakte nga muzeume, koleksione dhe koleksionistë privatë rreth e rrotull botë që ishin blerë ilegalisht apo vjedhur. Tani vonë ka hapur një muzeum për ti vendosur ato derisa të kthehen në vendet nga ishin marrë. A.K./TemA

 

2 Komente

  1. J
    J.Shkullaku

    Shpresojmë që ky "cause" kjo të hapë çështjet e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë ndaj muzeve në qendrat kryesore europiane për riatdhesimin e saj.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Maks

      Kur kjo statuj eshte bere nga skluptori i aleksandrit te macedonis ska pse quhet greke Por eshte statuj maqedonase

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje