Atmosferë e zjarrtë në Durrës për festa (VIDEO)

28 Dhjetor 2025, 10:55Kulturë TEMA
Atmosferë e zjarrtë në Durrës për festa (VIDEO)

Dritat shumëngjyrëshe, zbukurimet e fundvitit dhe pema e madhe e Vitit të Ri kanë veshur Durrësin me atmosferë festive, duke e kthyer qytetin bregdetar në një hapësirë të ngrohtë dhe plot gjallëri në ditët e fundit të dhjetorit.

Në sheshet dhe rrugët kryesore të qytetit, ndriçimet dekorative dhe elementët festivë krijojnë një pamje të veçantë, ndërsa qytetarë dhe vizitorë shijojnë mbrëmjet në një ambient që përcjell gëzim dhe frymën e festave.

Pamjet nga kjo atmosferë festive janë ndarë mbrëmjen e djeshme edhe nga Kryeministri Edi Rama, duke sjellë në vëmendje gjallërinë që mbizotëron në Durrës gjatë këtij sezoni festash.

Ndërkohë Bashkia e Durrësit ka përpiluar një program të ngjeshur aktivitetesh, si koncerte në sheshin qendror apo zona të tjera të qytetit, aktivitete argëtuese për fëmijë e të rritur në sheshin qendror dhe tek shëtitorja..etj. A.K./TemA

Lini një Përgjigje