Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Korçë ka sjellë një ekspozitë në këtë prag Krishtlindje duke prezantuar për publikun një udhëtim artistik dhe shpirtëror në botën e afreskëve dhe ikonografisë shqiptare.
Afresket e ekspozuara ndodhen në kisha të ndryshme të qarkut të Korçës por jo vetëm, të cilat janë restauruar ndër vite nga restauratori i njohur Jani Zoica.
Ai ka sjellë edhe disa vizatime të cilat kryhen para restaurimit të një afresku për të nxjerrë më mirë në pah dëmet dhe ndërhyrjet e nevojshme.
Ekspozita është çelur në galerinë e bibliotekës Thimi Mitko duke ngjallur interes te publiku artdashës. A.K./TemA
Lini një Përgjigje