Në këtë ditë të veçantë ku festohen Krishtlindjet, mjeshtri i madh Helidon Haliti, ka realizuar një vepër të veçantë, "Kishën e famshme të Leusës në Përmet".
Piktura është realizuar me teknikën e akvarelit dhe paraqet një peizazh të qetë dhe të ngrohtë dimëror. Në mes të një natyre të gjelbëruar dhe të qetë, dallohet kisha historike e Shën Mërisë, e ndërtuar në vitin 1812, e vendosur në një terren pak i pjerrët.
Dritat e mëngjesit depërtojnë butësisht nga qielli i kaltërt, duke i dhënë një ndriçim hyjnor gjithë peizazhit. Pemët e shumta rreth kishës, me ngjyra të buta të gjelbërta dhe të verdha, krijojnë një atmosferë paqeje dhe ngrohtësie, ndërsa hije të errëta të maleve përballë shtojnë thellësi dhe kontrast në pamje.
Përmes këtij vepre artistike, Helidon Haliti na fton të reflektojmë mbi vlerat e Krishtlindjes paqen, dashurinë dhe bashkëjetesën, në një ditë që lidh besimtarët në mbarë botën.
Kjo pikturë është një përkujtues i bukurisë së trashëgimisë sonë kulturore dhe shpirtërore, që gjallërohet në mes të natyrës shqiptare. /mapo/
ESHTE KISHE GREKO BIZANTINE E ORTHODHOKSEVE ,,,TE GEZOJNE DHE KRISHTLINDJEN ,,
DUKET SI TEQE SHQIPTARE ,,,,JO KISHE GREKO BIZANTINE ,,,,HAHA