Ishim katër, Xhorxhi, William Samuel Harris, unë dhe Montmorensi. Pinim duhan në dhomën time duke thënë se ishim keq, nga shëndeti...
...Asnjëri nuk qe i sigurt çka po na ndodhte, por mendi-mi ynë i përbashkët ishte se, gjithçka qe shkaktuar nga puna e tepërt.
- Ajo që na duhet është pushimi, - tha Harris...
Isha në një mendje me të dhe thashë se duhej të kërkonim ndonjë vend të veçuar, larg kësaj bote, larg turmës së zhurmshme...
- Le të shkojmë përgjatë lumit.
Tha se kishim nevojë për ajër të pastër, ushtrime dhe qetësi; ndryshimi i vazhdueshëm i peizazhit do të na zinte mendjen, puna e vështirë do të na hapte oreksin dhe do të na bënte të flinim mirë.
Të vetmit që nuk i bëri përshtypje kjo, ishte Montmorensi.
Ai kurrë s'kishte dashur t'ia dinte për lumin...
... Megjithatë, ishim tre me një dhe propozimi u miratua.
RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA MAPO.AL
TITULLI: "Tre vetë në një Lundër pa përmendur qenin"
SHTËPIA BOTUESE: Botimet Jozef
Lini një Përgjigje