Koncerti premierë i Orkestrës Simfonike të Korçës erdhi si një kartolinë e veçantë urimi për festat e fundvitit, duke mbushur sallën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë, me tinguj solemnë, emocione të forta dhe frymë shprese.
Nën interpretimin profesional të instrumentistëve, repertori i zgjedhur nga kompozitorë me famë botërore si Strauss, vepra si My Way, Zorba apo Baresha nga repertori shqiptar, etj, solli atmosferën e festave, duke ndërthurur elegancën e muzikës simfonike me ndjesinë e gëzimit që shoqëron ditët e fundit të vitit.
Në këtë mbrëmje festive, muzika klasike u bë gjuhë bashkuese, që përcolli paqe, harmoni dhe ngrohtësi për çdo artdashës të pranishëm.
A.K./TemA
Bravo! Ju lumtë o korçarë që bëni të ndihen europianë të vërtetë shqiptarët!