Kjo pikturë e titulluar “Malsorja” nga Ndue Pepa tregon një grua me veshje tradicionale të pasura me motive gjeometrike, që përfaqësojnë kulturën dhe trashëgiminë e maleve shqiptare.
Ngjyrat e gjalla dhe formacionet kubiste krijojnë një atmosferë energjike dhe dinamike, ndërsa portreti i saj i përqendruar tregon krenarinë dhe forcën e karakterit malësor.
Piktori Ndue Pepa është një ndër emrat më të lakuar të artit kurbinas dhe më gjerë. Mjeshtër prej disa dekadash i penelit dhe kolorit por edhe një artist me kulturë të thellë ai të imponohet vetvetiu.
Autor i qindra portreteve, peisazheve dhe tabllove kompozicionale punimet e tij janë vlerësuar dhe vazhdojnë të vlerësohen si nga kritika jonë ashtu dhe nga ajo e huaj.
Përveç pikturës Ndueja lëvron herë pas here edhe poezinë. Shumë prej tyre ai i ka përmbledhur edhe në një vëllim të suksesshëm, ku filozofia e jetës dhe ngjyrat e shpirtit arrijnë të krijojnë një pikturë prej fjalësh.
Ndonëse për një artist si ai gjuha e artit është më e preferuara, ne po tentojmë ta bëjmë të njohur paksa edhe për lexuesit. /MAPO/
Shume e bukur! Te lumshin duart!!!