PIKTURA E DITËS: "Autoportet 1934"- E mjeshtrit Abdurrahim Buza

23 Dhjetor 2025, 16:47Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: "Autoportet 1934"- E mjeshtrit Abdurrahim Buza

Si sot 120 vjet më parë, ka lindur mjeshtri i pikturës shqiptare, Abdurrahim Buza, i cili na la një trashëgimi të paharrueshme artistike.

Një artist që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e artit shqiptar, duke na dhënë autoportrete dhe vepra që flasin ende sot me forcë, ndjeshmëri dhe thellësi shpirtërore.

Autoportreti i vitit 1934 mbetet një dëshmi e rrallë e introspeksionit dhe identitetit artistik të një figure që, edhe pse u nda nga jeta, vazhdon të jetojë përmes artit të tij.

Në këtë portret, Buza paraqitet me një shprehje serioze dhe pak të menduar, me sy që duket se shikojnë drejt shikuesit, duke përcjellë një ndjenjë thellësie dhe introspeksioni.

Fryma e portretit tregon thellësi shpirtërore dhe reflektim personal të artistit për veten, duke pasqyruar ndoshta edhe periudhën historike dhe sfidat artistike të kohës.

Veprat e Buzës, për sa i përket individualizimit të trajtave dhe tempit të ngjyrave, janë të thjeshta për tu kuptuar, komunikojnë me subjekte të ndryshme dhe ndikojnë mbi shikuesin ndjesinë e aprovimit dhe të kënaqësisë. 

Abdurrahim Buza nuk mund të quhet piktor primitiv, por plotësisht piktor i parë individual, modern, i pangjashëm, i pakrahasueshëm shqiptar i shek. XX dhe më e rëndësishmja pikturoi në këtë formë nën hundën e madhe të komunizmit të rrezikshëm. /MAPO/

1 Komente

  1. Z
    Z

    Kishim pershtypje te mira, por me kete autoportret duket qe nuk ka qene ne rregull nga trute.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje