Shqipëria në Eurovizion, Alis përshëndet Europën

23 Dhjetor 2025, 12:45Kulturë TEMA
Shqipëria në Eurovizion, Alis përshëndet Europën

Në faqen e saj zyrtare në instagram me 2.1 milion ndjekës, Eurovizioni ka publikuar përshëndetjen ekskluzive të këngëtarit fitues Alis Kallaçi menjëherë pas fitores, të shoqëruar nga orkestra e RTSH-së në skenografinë madhështore të Fest 64.

Përshëndetje, Europë. Unë jam Alis. Sapo fitova Festivalin e Këngës. Jam kaq i gëzuar që do përfaqësoj Shqipërinë në Eurovizion. Shihemi në Vjenë”, tha këngëtari.

Aktualisht, Shqipëria është vendi i parë që përzgjodhi këngën për në Eurovizion. Këngëtari shkodran Alis me këngën “Nân” mori çmimin e parë të Festivalit të 64 të Këngës në RTSH, duke fituar si zemrat e publikut, ashtu edhe vlerësimin maksimal të jurisë..

Performanca e Alis u veçua për potencën vokale të jashtëzakonshme, interpretimin unik dhe një mesazh universal për dashurinë, duke e bërë këngën “Nân” të prekë publikun në mënyrë të veçantë. Ky sukses i siguroi artistit të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2026, që do të zhvillohet në Vjenë, Austri. A.K./TemA

3 Komente

  1. L
    Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !;:",;:

    Edhe Bon Jovi po te bente nje superhit dhe te perfaqesonte Shqiperine ne Eurovizion , nuk do votohej.... festival qokash i njohur per shprehjet "....dhe 12 pike shkojne per fqinjin tone te dashur xxxxx...."

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni

      Surrat bythqiri

      Përgjigjjuni
      1. O
        OK

        Me siguri dhe Adamopulos qe i duket emri ne komente do e kete pershendetur Alis-in, se nuk mund te ishte ndryshe,

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje