“Festivali mbaroi” - Elton Deda u kundërpërgjigjet kritikave: të jenë kritika, jo mllefe...

22 Dhjetor 2025, 18:53Kulturë TEMA
“Festivali mbaroi” - Elton Deda u kundërpërgjigjet

Këngëtari shkodran Alis me këngën “Nân” ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit të 64 të Këngës në RTSH, duke fituar si zemrat e publikut, ashtu edhe vlerësimin maksimal të jurisë. Ky sukses i siguron artistit të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2026, që do të zhvillohet në Vjenë, Austri.

Performanca e Alis u veçua për potencën vokale të jashtëzakonshme, interpretimin unik dhe një mesazh universal për dashurinë, duke e bërë këngën “Nân” të prekë publikun në mënyrë të veçantë. Emocioni dhe energjia që Alis transmetoi në skenë krijuan një moment të paharrueshëm të natës finale, i shoqëruar me ovacione dhe duartrokitje të gjata.

Çmimi i parë iu dorëzua Alis nga kryetari i jurisë së Festivalit të Këngës, Ramë Lahaj. Në total, Alis grumbulloi 152 pikë nga kombinimi i votave të publikut dhe pikëve të jurisë.

Në vendin e dytë u rendit Inis Neziri me 102 pikë, ndërsa Sheila u pozicionua në vendin e tretë me 93 pikë.

Sipas vlerësimit të jurisë profesionale, Alis u rendit në vendin e parë, Sheila në vendin e dytë dhe Vedat Ademi në vendin e tretë. Formula e votimit për përcaktimin e fituesit ishte 50% pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut, duke garantuar një rezultat të balancuar dhe transparent.

Pas katër netëve, plot emocione, Elton Deda, ka reaguar për “kritikuesit” që kanë “vjellur vrer” përgjatë këtyre ditëve.

Deda theksoi se kundërshton ashpër mllefet dhe sulmet pa vlerë që janë duke qarkulluar në internet, por që një tjetër moment, atëherë kur lodhja të ketë ikur, do të japë dhe vlerësimin e tij sa i përket këtij festivali.
Ai zgjodhi që përmes këtij postimi të falënderonte publikisht të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e spektaklit dhe publikun që i ka duartrokitur nga Pallati i Kongreseve, por dhe nga shtëpia.

Reagimi i plotë:
Festivali mbaroi. Sigurisht do ketë kritika dhe vlerësime, mua më interesojnë të parat. Por ama të jenë kritika dhe jo mllefe nga disa tipa që e kanë kthyer në profesion gjithologun që nuk bën gjë tjetër vetëm shfryjnë frustrimet e veta në internet. Pasi të kalojë lodhja, ju garantoj që do shkruaj edhe unë kritikën dhe vlerësimin tim për këtë aktivitet të magjishëm.
Por në këtë moment kur mendja të thotë “shijo të dielën pa prova që në mëngjes” dua të falenderoj disa njerëz që i japin ngjyra të forta punës time në festival. Çunat e mi të bendit që janë gati në kufijtë e heronjve, duke u përleshur me partitura dhe duke patur mendje të kthjellët Kejdi Barbullushi, Çimi Dule, Georgeor Joe, Franci Fjerca, Hima Denis Haritjon Laja dhe të paepurin Eldi Smaja i cili është Akili i bandës.
Dua të falenderoj ata që sfidojnë moshën me orare çnjerëzore në studio dhe produksione duke u kujdesur që çdo gjë të jetë gati në perfeksion dhe që mua më shijon edhe shoqëria me ta Shpëtim Saraçi Alfred Kaçinari, Dode Carmonia.
Të gjithë çunat dhe gocat e Orkestrës simfonike të RTSH që janë aq profesionistë si në ekzekutim si edhe duke qesh me batutat e mia. Dua ti falenderoj çunat e ASLV, Altinin, Xhikun, Benin që dergjen në punë orar e paorar dhe si shoh njëherë me stres e më japin vetëm qetësi e siguri.
Redi Treni një profesionist i frikshëm dhe tepër i balancuar kur vjen puna te kërkesat e personelit. Elisën dhe Lilën të palodhura, goca model që RTSH bën mirë ti vlerësojë në maksimum për aftësitë organizative. Desantila Lika, Tola ime e dashur që më ke veshur gjithë lezet e më ke fut dëshirën me u martu prapë me u vesh si dhëndër. E shumë të tjerë që të më falin që spo i përmend por i kam falenderuar gjithmonë kur kam patur mundësinë.
Drejtorin e festivalit, Aldon, faleminderit mik për gjithçka bëre për ne. Në fund fare dua tju falenderoj ju për fjalët e mira që këto ditë më keni shkruar në person, duke vlerësuar punën time që prapë mbetet modeste në raport me trashëgiminë e këtij aktiviteti herkulian. Ju çmoj e ju dua. Shijoni festat dhe mos e vrisni shumë mendjen, çdo gjë është OK.

5 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    Ca o ki fitir e degjenerum alkooli....!? Sa vjec o ki maloki...!?

    Përgjigjjuni
    1. V
      Veshtire te jesh Ferdinand Deda

      Eltoni eshte munduar te shkruaje si modest ne magallomanine e tij te pakontrollueshme. Kur te rimartotet Toni sic u shpreh, kam besim se do fitoje dozat e mjaftueshme te modestise.

      Përgjigjjuni
      1. s
        sali

        Vlerseoj Orkestren e radio televisionit,Nivel shume profesional.Niveli muzikor ishte mire po ana e teksteve ishte zero,Nuk degjuam asnje fjale apo fjali te kenges cfare kendohej nga kengetaret.Vetem kush te theriste me shume e nuk degjuam cthoshte teksti ikenges,megjithate nivelin e tij skandaloz

        Përgjigjjuni
        1. S
          Spektatori

          Cfare festivali thua or mik , cdo kengetar i shoqeruar me nga 20 kercimtare , Elton po te kujtoj nje thenie te Kizna Dushit babait tend , ne nje festivsl me duket ai i vitit 1992 , i tha nuk eshte festival ky ku shume spektatore ne 10 reshtat e pare te gjithe malok duartrokisnin pa pat haber nga kenga por vetem e vetem se shifnin shale , rdhe ky festival ishte vetem per baxhellat e pederastet

          Përgjigjjuni
          1. E
            E VERTETA

            Shume i dobet si festival , me nje regji dhe prezantim skandaloz te dyshes.Ajo DANI duhet te fluturoje nga syte kembet se nuk ja ka haberin per ate gje, e vetmja gje qe ben eshte te fuse tere shkodranet ne festival , na duket sikur festivali behet ne Shkoder dhe jo ne Tirane.Nuk ka asnje ide te re qe te ndryshoje sadopak rutinen.Lahuta u fut ne Unesco ,duhet prezantuar dicka tradicionale popullore ne festival qe te tregoje artin tone popullor, jo vetem ulerima dhe stonime pafund.Boll me qokat duke e mbushur me artiste te patalentuar , sidomos ajo Luna Causholli qe nuk kishte fare ze.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje