Neveria

21 Dhjetor 2025, 18:13Kulturë Adri Kalaja

Një prej librave që ka influencuar më shumë historinë e njerëzimit dhe rrjedhën filozofike të njerëzimit është “Neveria” e Zhan Pol Sartrit.

Një prej mendimtarëve dhe shkrimtarëve më provokues të shekullit të XX ai ishte një hibrid mes shkrimtarit dhe filozofit, ai ishte një intelektual publik dhe i angazhuar në çështje publike të së majtës.

Hapur komunist me bindje Sartri ruajti një marrëdhënie të hapur me filozofen tjetër të madhe Simone De Beauvoir deri në fund të jetës dhe vizitoi disa herë Bashkimin Sovjetik duke mbyllur sytë për krimet që bëheshin aty.

Sartri mori pjesë dhe në luftën e dytë botërore dhe ishte pjesë e rezistencës franceze bashkë me Albert Kamynë, mik i mirë i të cilit ai ishte derisa rrugët e tyre u ndanë për çështje ideologjike.

Sartri ishte një i majtë i pakompromis dhe kjo vihet re në të gjithë veprën e tij e sidomos në romanin e tij të madh “Neveria” personazhi i të cilit është Rokënteni, një i izoluar nga bota, studiues dhe individualist i pakorrigjueshëm që vuan nga kriza të shpeshta ndërgjegjeje.

Sartri ishte ndoshta shkrimtari më i famshëm i Francës, në varrimin e tij morën pjesë dhjetëra mijëra, dhe për hir të bindjeve politike ai refuzoi dhe çmimin Nobel.

Një ateist i bindur Sartri u bë themelues i ekzistencializmit francez dhe atij botëror duke u bërë dhe një ikonë kulturore e pashoq.

Libri “Neveria”, në shqip nga Diana Çuli, duhet lexuar me patjetër.

3 Komente

  1. K
    Katunari i pandreqshem...

    Njerezit nornale jane majtoshe ne rini, dhe vdesin te djethte ne pleqeri. Sartri shkoi nga kjo bote majtosh. Domethane, ishte ateist, s'paska kuptuar asgjë. Duhet ta ballafaqosh me Aron, per te ndjerë peshen e tij te lehte...

    Përgjigjjuni
    1. K
      Katunari i pandreqshem...

      Tek e Majta njerezore, shkohet duke mbajtur djathtas...

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tartufi

        Me madheshtoria qendron tek [ Diana Culi ] !!!! I mjeri milet nuk ju ndane pluhurat tere jeten .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje