VIDEO/ “Konkuista e Amerikës” e Todorovit, një libër për njohjen ‘e tjetrit’ dhe rëndësinë e njerëzores në marrëdhëniet me ‘të ndryshmin’

21 Dhjetor 2025, 19:00Kulturë TEMA
VIDEO/ “Konkuista e Amerikës” e Todorovit, një libër

Për të gjithë lexuesit e gazetës TemA, për këtë fundjavë, sugjerimi i gazetarit Namir Lapardhaja është romani me titull “Konkuista e Amerikës: Çështja e Tjetrit” (1982) I autorit Tzvetan Todorovit.

Sipas Lapardhasë, tema kryesore e trajtuar në këtë roman, është marrëdhënia me “Tjetrin”.
“Spanjollët, sipas Todorovit, nuk triumfuan thjesht nga superioriteti ushtarak, por sepse kuptuan më mirë mënyrën se si funksiononte bota e indigjenëve – gjuhën, mitet, përçarjet e brendshme. Por kjo njohje nuk u shoqërua me etikë. Tjetri u lexua për t’u përdorur, jo për t’u njohur. Pikërisht këtu qëndron edhe paradoksi i librit: aftësia për të kuptuar Tjetrin u kthye në instrument shkatërrimi.” – thotë ai.

“Forca e librit qëndron në faktin se nuk flet vetëm për Amerikën e dikurshme, por se Todorovi e përdor historinë si pasqyrë për të sotmen. Pyetja “si e trajtojmë Tjetrin?” mbetet po aq e mprehtë në debatin mbi emigracionin, përplasjet kulturore, marrëdhëniet Veri–Jug apo ndërhyrjet “civilizuese” të kohëve moderne. Konkuista, sugjeron autori, nuk ka mbaruar; ajo thjesht ka ndërruar forma dhe gjuhë. Pikërisht për këtë arsye, Konkuista e Amerikës: Çështja e Tjetrit mbetet një libër aktual. Ai nuk akuzon vetëm të shkuarën, por kritikon edhe të tashmen. Në thelb, Todorovi nuk pyet kush fitoi historikisht, por kush humbi njerëzoren. Dhe përgjigjja e tij është po aq shqetësuese sot sa edhe katër shekuj më parë.” – vijon më tej ai.

4 Komente

  1. L
    Laert

    C'eshte kjo 'konkuista' qe ju hengert lopa me keto fjale.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tostao

      Nuk eshte roman.

      Përgjigjjuni
      1. N
        N. Borobojka

        Ky postim e paraqet veprën “Konkuista e Amerikës: Çështja e Tjetrit” si “roman”, por kjo është pasaktësi elementare. Libri i Todorovit nuk është fiction, por një vepër studimore; ai është një ese historiko-kulturore e bazuar në burime shkrimore/dokumentare të shekullit XVI. Po kaq problematik është edhe shpjegimi i fitores spanjolle si rezultat i “kuptimit më të mirë të gjuhës” së indigjenëve. Në episodet vendimtare komunikimi u realizua kryesisht përmes interpretove, Doña Marina (La Malinche), prandaj formulimi krijon një ide të gabuar për mënyrën konkrete si u realizua kontakti dhe negociatat. Një tjetër deformim faktesh është reduktimi i pushtimit në një skemë të thjeshtë “Spanjollët kundër indigjenëve”, duke lënë jashtë rolit të aleancave indigjene dhe faktorëve të njohur historikë (epidemia e lisë). Nga ana tjetër, shpjegimi i ngjarjeve me shkaqe “morale” ose “kulturore” e bëjnë informacionin të cunguar. Së fundi, pushtimet kryesore të shek. XVI janë mbi pesë shekuj larg nga sot, jo “katër”. Kur një tekst gabon në zhanër, në mekanizmat bazë (gjuha, interpretimi) dhe në kronologji, lexuesi ka arsye të fortë të mos e përvetësojë këtë shkrim si burim informimi, por vetëm si një opinion nga këndvështrimi dhe kuptimi tepër personal.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bekimi

          Nje analize shkurt e shqip, shum e sakt, sidomos fjalia "... shpjegimi i ngjarjeve me shkaqe “morale” ose “kulturore” e bëjnë informacionin të cunguar.". Vendimtare ka qene epersia shkencore-teknike rreth 1500-vjeqare e spanjolleve ndaj vendasve. Vendasit ne ate kohe ishin ne nivelin e qyteterimit te Egjiptit te lashte. E per paskrupullstite e pushtueseve nuk ka qka te diskutohet, sidomos marshimi i spanjolleve me nje shtatore te Shen Merise me Jezusin ne gji.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje