LIBRI I DITËS: "Tabloja"- Një ROMAN misterioz mbi kujtimet, humbjen dhe një të vërtetë të mohuar prej vitesh

24 Dhjetor 2025, 16:44Kulturë TEMA
LIBRI I DITËS: "Tabloja"- Një ROMAN misterioz mbi kujtimet,

XHON ÇAMBERLEIN rikthehet pas vitesh të tëra në shtëpinë e vjetër të familjes së tij. Një familje prej së cilës i kanë mbetur thjesht kujtimet e bashkë me to dhimbja për një humbje që, pavarësisht nga koha, nuk ka mundur ta harrojë. Pasi ka kaluar vite me përpjekje të pashpresa për të mbyllur plagët, ka kuptuar se gjithçka duhet të përfundojë aty ku edhe nisi, në atë qytet të izoluar prej botës.

Pikërisht kur duket sikur jeta po merr një drejtim të mbarë për të, vdekja i troket sërish në derë. Një trup i masakruar, një simbol intrigues, një pikturë e humbur e një histori frymështeruese e tërheqin në një vorbull misteri e intrigash.

Shpejt kupton se vdekja e familjes së tij nuk ishte thjesht aksident e se tashmë i takon të zbulojë të vërtetën e mohuar prej vitesh. Në këtë çapitje drejt së vërtetës, ai gjen dashurinë, rikthehet te besimi e zbulon "Tablonë" e cila i rrëmbeu fëmijërinë.

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA MAPO.AL

KATEGORIA: Roman/ Antologji dhe Histori të shkurtra 

SHTËPIA BOTUESE: Mediaprint

ÇMIMI: 810 Lekë

1 Komente

  1. M
    Munika

    Seria e librave "Futja pordhes"

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje