Për Evën e buzëqeshur!
Nuk di nga t'ia filloj, e bukura Eva. Ti je si një perlë që ndriçon rrugëve. Kujtoj shkëlqimin e syve të tu atë ditë kur Shpirti mori malin. Frymëmarrja jote hidhej përpjetë si hapat e tu. Pamja jote ngjan me një engjëll të dërguar nga Zoti. Prania jote më çon në një tjetër botë. Kur u ndamë, mendova se s'do të të shihja më. Por fati, ndonjëherë, është bujar. Nuk e besoj ende që je pjesë e resortit tonë. Je xixëllonja e tij. Atë ditë nuk arritëm të prezantoheshim, sepse të dy nxitonim.
Vendi ku punon është nën zotërimin e tim ati. Mbase duhet të të qëndroj larg. Nuk dua të të prish punë. Je si një pikë mjalti në hojen time. Më duket se do të të dua gjatë. Me këtë letër po të shpreh ndjenjat e mia. Uroj të mos më refuzosh. Por edhe nëse po, do ta pranoj.
Në pritje të ethshme, yti Adam, si dhe Shpirti, që tani është gati të humbasë qëllimisht pa adresë.
RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA MAPO.AL
TITULLI: "Sekreti i Krishtlindjes"
SHTËPIA BOTUESE: Muza Botime
GEZUAR KRISHTLINDJEN ORTHODHOKSET ,,,