Mesazhi i veçantë për Krishtlindje i Blendi Gonxhes, kujton takimin me papën.

26 Dhjetor 2025, 08:50Kulturë TEMA
Mesazhi i veçantë për Krishtlindje i Blendi Gonxhes, kujton

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka ndarë një mesazh urimi në ditën e Krishtlindjes, duke kujtuar takimin me Shenjtërinë e Tij, papa Leone XIV.

Në mesazhin e tij, ministri Gonxhja thekson se në këtë ditë të shenjtë, kur kremtohet Lindja e Krishtit, rikthehet me reflektim te një moment domethënës nga Audienca Jubilare, e zhvilluar disa javë më parë në sheshin “Shën Pjetri”, në Vatikan. Ai e cilëson takimin si një ditë mbresëlënëse, të mbushur me mesazhe paqeje, dialogu dhe solidariteti, vlera universale që, sipas tij, marrin një kuptim edhe më të thellë në këtë festë.

Ministri Gonxhja uron që kjo ditë të jetë burim drite, shprese dhe harmonie për të gjithë.

Gjatë takimit, ministri Gonxhja, i shoqëruar nga bashkëshortja, përveç falenderimit dhe fjalëve të mirënjohjes, i dhuroi papës Leone edhe një disk vinili me këngët shqiptare të lirisë, një libër mbi vëllezërit Marubi dhe një pllaketë nderi në emër të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë. A.K./TemA

2 Komente

  1. C
    Ciu

    I ka zene ne siklet si papen dhe shoqeruesin e vet mamuthi...

    Përgjigjjuni
    1. A
      ABAZ ALIU TOMORR

      GEZUAR KRISHTLINDJEN ORTHODHOKSET E KATOLIKET ,,,,SE MYSLYMANET KAN BAJRAMIN ,,,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje