Poetja Laureate Rita Petro: Lërini të thonë vetë se do t’i shembim kishat dhe xhamitë

25 Dhjetor 2025, 21:28Kulturë TEMA
Poetja Laureate Rita Petro: Lërini të thonë vetë se do

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, shkrimtarja Rita Petro foli në lidhje me Krishtlindjet dhe mënyrën se si festoheshin ato në kohën e komunizmit, kur në Shqipëri feja ishte e ndaluar.

Ndër të tjera, ajo tregoi për një dokument që kishte lexuar, ku Enver Hoxha jepte direktiva për mënyrat e largimit të njerëzve nga feja.

“Kam lexuar një dokument që ishte i Enver Hoxhës, që thoshte: ne nuk ua heqim dot nga koka fenë njerëzve, por lerini ata dhe nxitini që të thonë ‘ne do t’i shembim kishat dhe xhamitë, sepse feja është opium’. Ishte nxitja që komunistët t’i shtynin njerëzit që ata vetë të spiunonin dhe të shikonin se kush do t’i ndiqte këto rite. Ishte shumë e thellë, ajo dinakëria”, tha ajo.

Gjithashtu, Petro tregoi me emocion se si nëna e saj bënte ëmbëlsira dhe i shpërndante me frikën se mos kuptohej.

“Mami bënte ëmbëlsira për Krishtlindje apo për Pashkë dhe i shpërndante, duke thënë: mos na thonë gjë, unë po i shpërndaj për Vitin e Ri”, tha shkrimtarja.

3 Komente

  1. A
    Ana

    Us... Si nuk e dinim kete ne???? Duhet kjo te na e thote, qe te kujtojme se ishte "ajo pune". Lereni gocen te flas per letersine... "Per te tjerat, vendi ka zot" , do thoshte I madhi Sander prosi

    Përgjigjjuni
    1. L
      LETRARI

      Tani, nje cope qelbesire rrugash si petro, kerkon te na jape mend edhe per historine dhe politiken. Merreni me mend ku i ka vajtur halli ketij populli. Prandaj tani, qe feja eshte krejtesisht e lire ne Shqiperi nuk ka as divorce, as vjedhje, as tradheti bashkeshortore, as vrasje, as prostitucion e pornografi, as droge e bixhoz. Si s'e paskemi ditur me heret. Tani, te gjithe jane te lumtur, per shkak te " Vrimes ". Pu,pu,puuu!

      Përgjigjjuni
      1. A
        ABAZ ALIU TOMORR

        PO DHE NE MYSLYMANET BENIM HASHURE FSHEHUR NE MUAJIN E RAMAZANIT ,,,

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje