Nisi shfaqja e filmave në Kinema Republika, Rama dhe Beci ndajnë pamje

27 Dhjetor 2025, 14:53Kulturë TEMA
Nisi shfaqja e filmave në Kinema Republika, Rama dhe Beci ndajnë pamje

Pas një procesi të plotë rikonstruksioni, Kinema “Republika”, një nga simbolet e qytetit të Shkodrës, hap sot dyert për publikun.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili përmes rrjeteve sociale ka ndarë pamjet e godinës së transformuar.

“Kinema ‘Republika’ në Shkodër është gati dhe sot nis shfaqja e filmave,”, shkruan kreu i qeverisë, duke theksuar se godina tashmë ofron standarde moderne.

Investimi ka prekur çdo qelizë të këtij institucioni. Ndërhyrja ka përfshirë fasadën e jashtme, duke i dhënë një pamje dinjitoze, si dhe ambientet e brendshme, të cilat janë kompletuar me infrastrukturë, arredim dhe teknologji të kohës për të garantuar cilësinë maksimale të projeksioneve.

Edhe Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, përshëndeti hapjen e kinemasë, duke e cilësuar këtë si rikthim të magjisë së filmit “në një ambient që shkëlqen sërish”.

Sipas Becit, ky transformim e vendos Kinema “Republikën” sërish në piedestalin e hapësirave kulturore që i takon qytetit të Shkodrës. A.K.TemA

2 Komente

  1. D
    DinPak

    Po ku i keni pamjet, mor' xhahila!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dhimbnia e madhe POPULLL

      Ju lumte shkodraneve Po-Tiranasit-kur do te bejne efektive-Kinema *REPUBLIKA*-krye Rruges Kavajes!? Dhombia e MADHE POPULL!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje