Bajram Curri, luftëtari dhe lideri simbol i qëndresës atdhetare

29 Mars 2025, 18:44Kulturë TEMA
Bajram Curri, luftëtari dhe lideri simbol i qëndresës atdhetare

Më 29 mars të vitit 1925 u vra në Dragobi, patrioti e luftëtari Bajram Curri.

Ai lindi në Krushë të Madhe, një fshat ndërmjet Gjakovës dhe Prizrenit. Ishte një nga organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Pejës të viteve 1899-1900. Ndihmoi në themelimin e klubeve patriotike dhe shkollave shqipe në Kosovë, si dhe mbrojti alfabetin e gjuhës shqipe të Kongresit të Manastirit.

Mori pjesë në Kryengritjen e Përgjithshme të Armatosur të vitit 1912, ku u shqua si një nga komandantët më të zotë në betejën me ushtritë osmane në Qafën e Prushit, si dhe në Fushë Kosovë.

Pas vitit 1912 ai punoi për mbrojtjen e shtetit të pavarur shqiptar, si dhe për çështjen e Kosovës. Bajram Curri nuk u pajtua me vendimet e padrejta të Konferencës së Ambasadorëve në Londër të vitit 1913, që lanë Kosovën jashtë kufijve të shtetit shqiptar.

Në shtator të vitit 1913 ai ishte një nga drejtuesit e kryengritjes së armatosur popullore në Kosovë kundër zgjedhës serbo-malazeze. Në vitin 1918 u zgjodh një nga drejtuesit e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Në emër të këtij Komiteti, Bajram Curri, së bashku me patriotë të tjerë shqiptarë të Kosovës, i dërguan një protestë Konferencës së Paqes në Paris, në vitin 1919, në të cilën kërkonin që të njiheshin të drejtat e Shqipërisë dhe popullsisë shqiptare në Kosovë dhe asaj t’i njihej e drejta të shprehte lirisht aspiratat e veta kombëtare.

Në Kongresin e Lushnjës, të vitit 1920, ai u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar. Ky këshill e ngarkoi me detyrën e ministrit pa portofol si dhe komandant të përgjithshëm të forcave të armatosura.

Ai u shqua në jetën politiko-shoqërore shqiptare, veçanërisht gjatë viteve 1920-1924, ku krahas luftës për çlirimin e bashkimin kombëtar spikati edhe perpjekja për konsolidimin dhe demokratizimin e shtetit shqiptar.

5 Komente

  1. B
    Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

    Shikoni fitiren e te kuptoni se per cfare rrace turke behet fjale.....!!! Sa turq pushtues vrau qafiri "hero"!!! Asnje!

    Përgjigjjuni
    1. G
      Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

      Fytyra e tij tregon se ai ishte i races se paster shqiptare!

      Përgjigjjuni
      1. E
        E ke böthen e zezë si qymyri

        Bötha jote e zezë tregon çfarë rrace je ti.

        Përgjigjjuni
      2. a
        astrit

        Ne vitin 1924 Bajram Curi ishte nje nga pjestaret e grushtit te shtetit te vitit 1924 duke shkatarruar konsulidimin e demokracine shtetit te brishte shqiptar.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Baca

          Bajram Curri eshte nje nga patriotet me te medhenj te kombit shqiptar ndersa Zogu do mbetet ne jete te jeteve fundrina e Historise.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje