Bashkëpunimi kulturor Shqipëri- Itali – Mali i Zi, shfaqja “Ndero babanë” nis udhëtimin ndërkufitar nga qyteti i gurtë
Në Gjirokastër është zhvilluar një aktivitet me fokus artin dhe zhvillimin e tij në vende si Italia, Shqipëria dhe Mali i Zi, në kuadër të projekteve ndërkufitare Interreg IPA.
Bashkëpunimi mes shtetit shqiptar dhe atij italian synon të forcojë lidhjet kulturore përmes projekteve artistike. Pjesë e këtij bashkëpunimi do të jenë marrëveshjet mes Teatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër dhe teatrove të rajonit të Pulias, por edhe më gjerë.
“Synimi i tij është që shkencërisht të lidhen disa marrëveshje ndërmjet teatrit “Zihni Sako” dhe teatrove të rajonit të Pulias, por jo vetëm”, tha Erald Breshani, Përgjegjës i Projekteve në Bashkinë Gjirokastër
Për regjisorin dhe aktorin italian David Marcial, ky bashkëpunim është një mundësi e veçantë për të sjellë në skenë një shfaqje me ndjeshmëri të thellë. Ai shprehet entuziast për projektin dhe emocionin që sjell kjo eksperiencë artistike.
“Kemi ardhur në Gjirokastër sepse jemi dashuruar me artin dhe me kulturën e këtij qyteti. Projekti “Ndero babanë”, flet për kangjellat që duhen zbërthyer apo shkatërruar që shpirti i një femre të jetë i lirë.”, tha regjisori dhe aktori italian.
Ky projekt ndërkufitar jo vetëm që forcon lidhjet kulturore mes vendeve pjesëmarrëse, por ofron edhe mundësi të reja për artistët dhe institucionet teatrale. Një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit rajonal përmes gjuhës së artit.
- RTSH
Lini një Përgjigje