Sot u fal Kurban Bajrami në xhaminë e rikonstruktuar, Allajbegi.
Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndau sot pamje nga kjo xhami, e cila është ndërtuar para 500 vitesh nga Sheh Murat Bejku, në Maqellarë të Dibrës.
Xhamia është monument kulture i kategorisë së parë – shpallur në vitin 1974.
Balluku theksoi se, xhamia ishte lënë në harresë dhe ishte dëmtuar.
“Në vitin 2024 filloi rikonstruksioni me fonde të qeverisë shqiptare i kësaj perle të Islamit dhe sot u hapën dyert për besimtarët myslimanë. Zoti na udhëzoftë gjithmonë për punë të mira”, shkruan Balluku në rrjetet sociale. /ATSH/
Dikush ta njoftojë Arbana Osmanin, që u hap xhamia, ku i jati, Demiri, fshehurazi në fëmijëri dhe rini, shkonte e kryenta ritet fetare, kapur pas dore, nga gjyshja dhe e ëma e tijë.