Bashkim Hoxha promovon librin e tij të ri në QKLL

1 Shkurt 2025, 21:43Kulturë TEMA
Bashkim Hoxha promovon librin e tij të ri në QKLL

“Post scriptum” titullohet krijimi më i ri i Bashkim Hoxhës, i cili u promovua në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Pjesmarrës në këtë aktivitet vlerësuan librin, të cilin autori e ka quajtur rrëfim, një zhanër që afron disi me romanin.

Vepra është përjetim i marrëdhënieve të autorit Bashkim Hoxha me shumë artistë e figura të njohura, realisht.

Është shumë i madh dhe i larmishëm numëri i personazheve në libër, që janë emra realë, ashtu si dhe rrëfimtari në vetë të parë.

Hoxha flet në libër, për fillesat tij në botën e letrave, deri dhe në ditët e sotme. Rrëfimtari nuk ka interpretuar realitetin dhe siç tha, nuk ka dashur as ta letrarizojë realitetin.

Në aktivitet u përurua edhe romani tjetër i Bashkim Hoxhës “Koncert në ditën e gomarit”, të cilit iu kushtuan pak fjalë dhe vlerësime nga pjesmarrësit. A.K./TemA

4 Komente

  1. A
    Alpo

    ua cfare lajmi, fiks per tek Tema

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vala

      Ky autor eshte nder me mediokrit. Provoni ta lexoni dhe flasim.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Asd

        Bashkimi shkruan dhe boton brockulla. Me sa duket kerkon tu imponohet qarqeve letrare sepse lexues nuk ka.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dea

          Person interesaxhi… kur mbaron interesi të harron menjëherë…

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje