Në episodin e radhës të “Apostrof,” kantautori Bojken Lako ndan mendimin e tij në lidhje me evoluimin e skenës muzikore shqiptare. Ai tregon se si komercializmi po e bën gjithmonë e më të vështirë daljen në pah të zërave alternativë.
Ai thekson rolin që kanë luajtur disa televizione dhe kompani mediatike në të shkuarën në krijimin e realitetit muzkor sot. Për vite me radhë, shumë nga këto platforma mediatike kanë shërbyer jo vetëm për të transmetuar muzikë, por edhe si kompani për prodhimin e videoklipeve dhe shërbimeve promocionale.
“Në qoftë se është një media e tillë, interesi është që të mbijetojë dhe fitojë sa më shumë. Por, që të fitojë sa më shumë, do realizojë videoklipe dhe muzikë për ata që kanë lekë më shumë. Normalisht, që në momentin që bëhet promotor i zhvillimit të muzikës një kompani e tillë, që ka në përdorim edhe television dhe të gjitha mundësitë mediatike, normalisht që do ta udhëheqi tregun nëpërmjet kësaj forme, që është totalisht komerciale, por që nuk është e ndaluar. Duhen bërë disa balanca. Dikush që është në një institucione publike, duhet të bëjë atë anën tjetër të peshores, që të stabilizojë këtë lloj forme.”
Lini një Përgjigje