Muzika sot nuk është duke jetuar ditët e saj më të mira.
Algoritmet kanë një rol gjithnjë e më të madh në kurimin e playlist-ave dhe rekomandimin e këngëve, ndërsa rrjetet sociale shpërblejnë viralitetin në vend të talentit. Në anën tjetër, inteligjenca artificale është duke fituar gradualisht terrën përkundrejt kreativitetit. A e ka humbur industria muzikore shpirtin e saj?
Në këtë episod të Apostrof nga Bjorn Runa, kantautori Bojken Lako analizon se si ka ndryshuar muzika përgjatë dekadave, ndërsa ndalet edhe te rreziqet e një tregu muzikor të nxitur vetëm nga fitimi monetar dhe nevoja për klikime. A ka ende hapësirë për krijime autentike në muzikën shqiptare dhe çfarë mund të bëhet për t’i promovuar më tepër ato? Pa filtra, pa dorashka – thjesht një bisedë në lidhje me drejtimin që po merr muzika.
Ky episod do të publikohet të dielën në orën 17:00 në kanalin e gazetës TemA në Youtube.
Nisur nga titulli. Muzika edhe pse është art, ajo është punë, sepse është harxhuar punë për tu realizuar edhe kur nuk prodhohet me mjete klasike muzikore: vokale a instrumentale, por me mjete ndihmëse (që janë njëlloj si në kokën e artistit, që nga motivi, rifinicioni, e deri tek aronxhimi, madja edhe vokale), siç mund të realizohet me inteligjencë artificiale. Ajo mund të jetë a jo mall, është tjetër gjë. Jo çdo punë krijon mall, kjo ka të bëjë me karakterin e dyfishtë të punës. Ajo mund ta ketë një vlerë, por kthehet në mall, kur del në treg, ajo duhet të ketë edhe vlerë përdorimi, që të quhet mall. Pra, nëse muzika blihet është mall; a, nëse është kallp apo flori, e tregon tregu, që në rastin konkret, meqenëse është një "mall" argëtimi, kjo varet nga shijet e blerësit. Ka që mbajnë në qafë varëse të shtrenjta floriri e xhevahirë të ndryshëm, por ka edhe të tillë që mbajnë punoje, nuska, futur në qese të vogla lëkure. Po art për art nuk ka, është njëlloj si poçari që bën një disk balte, për të cilën nuk ka nevojë njeri. Arti i bukur dhe i frymëzuar nuk do të vuajë kurrë për artdashës; e mira shet vehten; natyrisht, do pak paraqitje, por gjithsesi çan.
Ça do me thene: kurim, kuroj muzike?...
E shikoni ky eshte katandisur(degjeneruar) muzika shqiptare te analizoje Bokua , ishte nje kohe kur degjoje mendimin e Cesk Zadese, Agim Krajkes, Tish Daise , Zana Shuteriqit , Aleksander Pecit, Kujtim Laros, Limos Dizdarit , Ferdinad Dedes, etj,etj ., arti , muzika shqiptare ne analizen e Bokos ....vari lesht..... se mos vetem arti !!!!
Muzika nga art eshte kthyer ne produkt qysh me 1990.