Del në treg libri i ri me poezi i Krenar Zejnos...

31 Janar 2025, 16:38Kulturë TEMA

Del në treg libri i ri me poezi i Krenar Zejnos...

Ka dalë ditën e sotme në treg vëllimi më i ri me poezi i Krenar Zejnos. Libri titullohet pikërisht “Ungjij të vegjël plagësh” dhe duket se ka inspirim biblik.

Autori dhe poeti Zejno ka kontribuar dhe më parë në letrat shqip me vëllime të sukseshmë si “Epika e Dehur” apo “Nisemi” por dhe së fundmi me “Hirin e rrënojës”.

Libri sigurisht është botuar nga e mirënjohura shtëpi botuese “Zenit” e cila njëherësh është dhe strehë arti dhe galeri po në pronësi të Krenar Zejnos.

Për poezinë e Krenar Zejnos poeti dhe shkrimtari Sadik Bejko komenton “Shumë urime. Krenar Zejno meriton që t'ia pimë një dolli. Jo më raki. Një dolli duke e lexuar me zë të lartë poezinë e tij. Ai është një mjeshtër. End vargje si ata që endnin tradicionalisht qilima në tezgjah, lehtë dhe thukët.. ëmbël dhe dëndur..

Poezia e tij është me shtresa e nënshtresa si endje tezgjahesh të hershme... por dhe freskët e sotme, e ditës.. si me tingëllima ritmesh, jonesh,

muzike... që brufin aty pranë si bari si gjethet si hapat në trotuarin e gurtë e të ëmbël të gjakut të jetës që na shkon për anë çdo ditëve pa pa parë..  çdo ditë”

Më poshtë ju japim një fragment poezie nga libri: « Çka rënë e dremit Jezui në kishëzën e pameshë, nën përgjumje ikonash, kryqet shtrirë mungesë”.

Për librin autori Zejno thotë se "libri ka 100 faqe, me rreth 60 poezi, disa prej te cilave te hershme gjer mbi tre dekada perpara por akoma te pabotuara dhe që botohen për herë të parë".

Libri gjendet pranë Zenit ose në të gjithë libraritë e kryeqytetit tashmë. A.K./TemA

1 Komente

  1. K
    Kapterri

    Kush qenka ky autor?Anonim duket,por sa reklame po i beni si gazete.Apo e ka Mero nga fshati i vet?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje