Tirana feston sot 100 vjetorin e shpalljes si kryeqytet...

31 Janar 2025, 11:32Kulturë TEMA
Tirana feston sot 100 vjetorin e shpalljes si kryeqytet...

Më 31 Janar 1925, Tirana u bë kryeqytet i Shqipërisë, pasi Asambleja Kushtetuese votoi nenin 6 të kushtetutës: “Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë.”

Që nga kjo datë kushtetutat janë ndërruar shumë herë, por ky nen ka mbetur i pa ndryshuar pavarësisht dyshimeve.

Delegatët e parlamentit të cilët më 21 janar 1925 e shpallën republikën e parë shqiptare, morën vendimin e radhës edhe për Tiranën.

Pra, 10 ditë më vonë shpallën Tiranën si kryeqytet të Shqipërisë dhe që atëherë Tirana vetëm ka lulëzuar dhe është rritur. A.K./TemA

Lini një Përgjigje