Bashkia e Shkodrës mirëpret në ambientet e saj ekspozitën personale të Roland Tashos

30 Janar 2025, 16:45Kulturë TEMA
Bashkia e Shkodrës mirëpret në ambientet e saj ekspozitën

Ditën e sotme në Bashkinë Shkodër u organizua një event ekspozimi i fotografive të fotografit Roland Tasho. Lajmin e bëri të ditur në facebook zoti Benet Beci.

"Holli i Bashkisë Shkodër u kthye në një galeri të ekspozimit të fotografive të autorit Roland Tasho me titull ”Aromë Budapesti”.

Iu bashkova ftesës së Ambasadores së Hungarisë në Shqipëri, znj. Martina Kasnyik, me të cilën ndamë jo vetëm imazhet e fotografive të sjella mjeshtërisht, por edhe rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona e veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe turizmit.

E njoha ambasadoren edhe me disa prej investimeve dhe punëve të nisura tashmë në qytetin tonë."- shkruan kryetari i Bashkisë Shkodër Beci. A.K./TemA

Lini një Përgjigje