Juria e Çmimit “Lumo Skëndo”, në mbledhjen e radhës për të shqyrtuar veprat më të mira që garojnë për këtë vlerësim për vitin 2024.
Juria e edicionit të katërt të çmimit “Lumo Skëndo”, drejtohet nga prof. Belina Budini dhe ka anëtarë z. Uran Butka, studiues i veprës së Mit’hat Frashërit, akademik Anastas Angjelin, gazetaren Rudina Xhunga dhe gazetaren Aida Tuci.
Ky çmim shihet si një vlerësim për të nxjerrë në pah vlerat më të mira të botimeve në gjininë e publicistikës dhe eseistikës që kanë një rol në diskutimet publike.
Ftojmë botuesit dhe autorët të dorëzojnë vepra në këto dy gjini të botuara gjatë këtij viti, pranë Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. A.K./TemA
Lini një Përgjigje