Kristo Frashëri, akademiku i shquar që kontribuoi në përgatitjen e historianëve të rinj

31 Janar 2025, 16:42Kulturë TEMA
Kristo Frashëri, akademiku i shquar që kontribuoi në

9 vjet më parë u nda nga jeta historiani, profesori, akademiku i shquar shqiptar Kristo Frashëri (1920-2016).

Kristo Frashëri lindi në Stamboll më 4 dhjetor 1920. Në vitin 1927 familja e tij u riatdhesua dhe u vendos në Tiranë.

Më 1940 u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Ekonomike në Universitetin e Firences. Gjatë vitit 1942 ai u internua nga administrata fashiste e pushtimit dhe më 1943 kaloi në rreshtat partizane. Gjatë periudhës 1945-1952 punoi në Bankën e Shtetit Shqiptar. Studimet e larta i ndoqi në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, në Institutin e Lartë Pedagogjik, në vitet 1951-1955. Gjatë viteve 1953-1999 ai punoi në disa institucione të rëndësishme, ku shërbeu si punonjës shkencor në Institutin e Shkencave, në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë, në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës dhe në vitin 1997 ai u emërua zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku qëndroi deri në vitin 1999.

Kristo Frashëri ka një prodhimtari të pasur shkencore, që mbulon gati të gjitha periudhat e historisë së Shqipërisë, që nga Antikiteti e deri në kohën e sotme.

Ai ka botuar me dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë. Ndër to janë sprovat për të ndriçuar mjegullnajën shqiptare gjatë Mesjetës së hershme, rendin feudal mesjetar në viset shqiptare, formacionet shtetërore mesjetare, tiparet e regjimit feudal turk në Shqipëri, Rilindjen Kombëtare Shqiptare, Luftën çlirimtare të Vlorës, jetën dhe veprimtarinë e Abdyl Frashërit, Sami Frashërit etj. Pas vitit 1990 ai ka botuar një sërë punimesh shkencore, si: “Lidhja e Prizrenit 1878-1881” (Tiranë, 1997); “Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Jeta dhe vepra” (Tiranë, 2002); “Historia e Tiranës” (Tiranë, 2004); “Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri” (Tiranë, 2006); “Skënderbeu në burimet dokumentare shqiptare në shek. XV” (Tiranë, 2005); “Identiteti kombëtar i shqiptarëve” (Tiranë, 2006); “Historiografia shqiptare në tranzicion” (Tiranë, 2006); “Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntor 1912” (Tiranë, 2008); “Historia e qytetërimit shqiptar” (Tiranë, 2008).

Kristo Frashëri si pedagog i historisë së Shqipërisë në Universitetin e Tiranës dhe si punonjës shkencor ka një kontribut të veçantë në përgatitjen e historianëve të rinj. Akademiku Kristo Frashëri u nda nga jeta më 31 janar 2016. /ATSH/

5 Komente

  1. M
    Malet e Dibres

    Libri me i ndyre i tij eshte "Historia e Dibres", ku ky provokator vlleh dhe i pacipe kerkon te ngjalle e nxise konfliktet mes fiseve e familjeve te medha te Dibres mbeshtetur mbi sajesa, thashetheme e pa asnje reference dokumentare a qofte dhe deshmi gojore nga ata qe kane prodhuar ngjarje e histori jo vetem per Dibren, por per gjithe Shqiperine!!! Krejt i njeanshem, mbron interesat e atyre qe e kishin paguar per librin. Sa i mjere dhe i vogel qe eshte treguar!! Eshte nga fisi Frasheri do te thoni ju? Epo kot nuk thote populli qe cdo fis e ka nje pis! Me ate merret zoti, por keto me siper i shkrova per te gjallet!

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jorgo

      ik ere turkoshak, pse kujton se e ofendon kur i thua vllah ketij SHQIPTARI TE MADH?!

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cao

        “Malet e Dibres”, nga ç’fis je ti qe te mos akuzojme pjestaret e tjere?

        Përgjigjjuni
      2. B
        Bashkim Trenova

        Profesor Kristo Frashëri ze një vend nderi me punimet e tij të shumta e të rëndësishme për Historinë e Shqipërisë, me ndihmesën e tij po aq të rëndësishme në përgatitjen e brezave të rinj të historianëve shqiptarë.Jam ndjerë gjithnjë me fat që kam qenë një nga studentêt e shumtë tê tij.Në bangot e Fakultetit dhe gjithnjë më pas e kam respektuar thellësisht për dituritë që na ka përcjellë por edhe për karakterin e tij burrëror të shfaqur qartë në çdo rast.

        Përgjigjjuni
        1. a
          astrit

          Kristo Frasheri dhe shume te tjere si ai jane ata qe na kane lene trashegimi nje histori te tjetersuar, genjeshtare, te sajuar e te pa dokumentuar, histori ku Kristo etj deformuan sa munden historine e shqiptareve ne sherbim te Enverizmit. Fatmiresisht sot historianet e rinj jane shume larg mentalitetin te ketyre pseudo historianeve.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje