Billie Eilish mbretëron në AMA 2025, Eminem dhe Beyonce surprizojnë me rikthime

28 Maj 2025, 09:53Kulturë TEMA
Billie Eilish mbretëron në AMA 2025, Eminem dhe Beyonce

Spektakli i American Music Awards 2025, solli një mbrëmje të mbushur me emocione, rikthime të mëdha dhe fitues të merituar.

Ylli i padiskutueshëm i natës ishte Billie Eilish, e cila dominoi ceremoninë duke fituar shtatë kategoritë ku ishte nominuar. Ajo u nderua me çmime si Artisti i Vitit, Albumi i Vitit dhe Kënga e Vitit, të gjitha për projektin e saj të fundit “Hit Me Hard and Soft” dhe këngën “Birds of a Feather”.

Eminem u rikthye në skenën e AMA, duke fituar për herë të parë në 15 vjet, me dy çmime të rëndësishme: Artisti Mashkull i Preferuar i Hip-Hop-it dhe Albumi i Preferuar i Hip-Hop-it për “The Death of Slim Shady (Coup De Grâce)”.

Beyonce, e cila këtë vit eksperimentoi me muzikën country, fitoi dy çmime në këtë zhanër, duke përfshirë Albumin e Preferuar Country me “Cowboy Carter”.

Në mesin e artistëve të rinj, Gracie Abrams u shpall Artistja e Re e Vitit, ndërsa bashkëpunimi mes Lady Gaga dhe Bruno Mars, “Die With a Smile”, u shpërblye si Bashkëpunimi i Vitit dhe Videoklipi Muzikor i Preferuar.

Mbrëmja u drejtua nga Jennifer Lopez, e cila u rikthye pas një dekade për të hapur shfaqjen me një përzierje energjike të 23 prej hiteve më të mëdha të vitit të kaluar.

Rod Stewart u nderua me Çmimin për Arritje në Jetë, shoqëruar nga një performancë emocionale e “Forever Young”, përpara pesë fëmijëve të tij të pranishëm në publik.

/RTSH/

Lini një Përgjigje