Nga Enver Robelli
Para pak javësh, Thomas Strässle nga Shoqata Max Frisch, botuesi i Suhrkampit, Jonathan Landgrebe, dhe unë zhvilluam një intervistë me të rreth Max Frischit (shkrimtar i madh zviceran); ai ishte edhe një herë në formë të shkëlqyer. Jo vetëm që kishte mbajtur shënime të hollësishme për çdo takim me Frischin, por mundi edhe të thurte lëvdata pa rezerva: «Përballë këtij kozmopolitizmi të mençur, ne profesorët nuk kishim asgjë për të ofruar.» Libri i tij i preferuar nga Frisch ishte «Njeriu shfaqet në Holocen», një ushtrim për vdekjen. Ai e kishte rilexuar sërish, sepse paradoksalisht priste të gjente ngushëllim prej tij.
Të mërkurën e kaluar kishim lënë një takim; jo më në restorant, por në shtëpinë e tij. Për shkak të dëmtimit të dëgjimit, ai nuk kishte më dëshirë të ishte «mes njerëzve». Nuk e hapi më derën. Kur më në fund arrita të lidheshim me telefon, ai kërkoi ndjesë dhe më falënderoi për miqësinë e gjatë. Paç fat, i thashë, i pafuqishëm dhe i tmerruar njëkohësisht, por besoj se ai në atë çast e kishte mbyllur tashmë telefonin.
Burimi: Frankfurter Allgemeine Zeitung, numri i së hënës, 16.3.2026
dhe përralla në tra, shëndeti nëpër gra, na thonin gjyshet kur lodheshin e përfundonin me rrëfimin e përrallave.