Cikli “Netët e Filmit Shqiptar në Prishtinë” ngre siparin mbrëmjen e sotme!

17 Shtator 2025, 12:38Kulturë TEMA

Cikli “Netët e Filmit Shqiptar në Prishtinë” ngre

Cikli “Netët e Filmit Shqiptar në Prishtinë”, një event kulturor i organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit në Tiranë dhe Kino Armata në Prishtinë, do të hapë siparin mbrëmjen e sotme, datë 17 shtator 2025.
Ky aktivitet vjen në kuadër të promovimit të kinematografisë shqiptare me fokus të rinjtë, si dhe kalendarit artistik kulturor Shqipëri - Kosovë.

Me 17 shtator 2025, ora 19:00 te Kino Armata, Prishtinë.

Ceremonia e hapjes do të pasohet me shfaqjen e filmit të paharrueshëm “Përrallë nga e kaluara” (1987), të mjeshtrit të madh të kinemasë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, në nderim të figurës dhe krijimtarisë së tij.
Ky cikël do të vijojë deri në nëntor 2025 me shfaqjen e filmave të tjerë shqiptarë të regjisorëve Xhanfise Keko, Muharrem Fejzo, Fehmi Hoshafi, Saimir Kumbaro, për publikun e gjerë si dhe me shfaqje të dedikuara për shkollat e Prishtinës.

Programi i Shfaqjeve

 SHTATOR 2025

 E mërkurë, 17 shtator
19:00 – Ceremonia e hapjes dhe fjala përshëndetëse e Ambasadorit Malaj
20:00 – Shfaqje "Përrallë nga e kaluara" Regjia: Dhimitër Anagnosti | 1987

E enjte, 18 shtator
14:00 – Shfaqje "Përrallë nga e kaluara" Regjia: Dhimitër Anagnosti | 1987
Shfaqje për dy shkolla të mesme në Prishtinë

 TETOR 2025

E mërkurë, 8 tetor
20:00 – Shfaqje "Koncert në vitin 1936" Regjia: Saimir Kumbaro | 1978

 E enjte, 9 tetor
14:00 – Shfaqje "Koncert në vitin 1936" Regjia: Saimir Kumbaro | 1978
Shfaqje për një shkollë të mesme në Kosovë

E mërkurë, 29 tetor
20:00 – Shfaqje "Vdekja e kalit" Regjia: Saimir Kumbaro | 1992

E enjte, 30 tetor
14:00 – Shfaqje "Vdekja e kalit" Regjia: Saimir Kumbaro | 1992
Shfaqje për një shkollë të mesme në Kosovë

NËNTOR 2025

E hënë, 3 nëntor
20:00 – Shfaqje "Kur xhirohej një film" Regjia: Xhanfise Keko | 1981

 E martë, 4 nëntor
14:00 – Shfaqje "Kur xhirohej një film" Regjia: Xhanfise Keko | 1981
Shfaqje për një shkollë të mesme në Kosovë

E mërkurë, 12 nëntor
20:00 – Shfaqje "Kapedani" Regjia: Fehmi Hoshafi, Muharrem Fejzo | 1972
21:45 – Ceremonia e mbylljes

 E enjte, 13 nëntor
14:00 – Shfaqje "Kapedani" Regjia: Fehmi Hoshafi, Muharrem Fejzo | 1972
Shfaqje për një shkollë të mesme në Kosovë

Lini një Përgjigje