Cirku i ri Kombëtar do vendoset në një prej lagjeve të reja të rindërtimit

25 Prill 2022, 21:50Kulturë TEMA

Cirku i ri Kombëtar do vendoset në një prej lagjeve të reja

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti thotë se Cirku i ri Kombëtar mund të vendoset në një prej lagjeve të reja të Tiranës që po ndërtohen për të strehuar banorët që humbën banesat nga tërmeti.

Margariti theksoi se ende nuk ka një projekt specifik dhe ende nuk mund të flitet për kohën e ndërtimit të cirkut apo edhe koston.

“Ne jemi në bisedime me Bashkinë e Tiranës për lagje të reja të cilat po rindërtohen post tërmetit, për të alokuar në një prej këtyre dhe këtë hapësirë (cirkun) të munguar”, tha ministrja.

Margariti foli për krijimin e një ‘polit të ri kulturor’ që përfshin dhe ndërtimin e Bibliotekës së re Kombëtare dhe Qendrën Kulturore Kombëtare për Fëmijë.

Ministrja tha gjatë intervistës në emisionin “Sot” në Euronews Albania se ka në një mungesë të theksuar hapësirash për kulturën.

1 Komente

  1. b
    beni

    Trego koncesionin e Butrintit mos ndrikull, se sa do te na kushtoje...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje