Në Tiranë u mbajt edicioni i radhës i nismës “Diejt e Ballkanit” e organizuar nga “Agjencia ekzekutive për bullgarët jashtë vendit” dhe shoqata bullgare “Pasqyra Shpirtërore”.
Projekti filloi në vitin 2024 nga Maqedonia e Veriut dhe synimi i tij është të bashkojë fëmijët nga vendet e Ballkanit Perëndimor në evente krijuese ku të gjithë vizatojnë diej.
Veprimtaria finale, në të cilën do të marrin pjesë dhjetë fëmijë nga çdo vend ballkanik, do të jetë me moton “Fëmijët e Ballkanit krijojnë”.
Eventi në Tiranë u zhvillua në “Vila Sofia Hotel”, ku mikpritësi ishte konsulli i nderit i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri, Selim Hoxhaj. Në të morën pjesë fëmijë nga Bullgaria, nxënës nga shkolla për mësimin e bullgarishtes “Hristo Botev”.
Ndalesa tjetër e nismës është qyteti i Pogradecit, ku me ndihmën e Shoqatës për Miqësi Bullgaro-Shqiptare (Korçë), në të do të përfshihen edhe fëmijët e shkollës për mësimin e gjuhës bullgare “Shenjtorët Kiril dhe Metodi”. /atsh/
"event"??? Pse nuk shkruani Takim qe eshte ne shqipe? Pse perdoreni fjale te huaja kur keni fjale ne shqip?
, event, bazel, intervenuan, kqyrrjen e lloj lloj llogjesh te importuara nga koqevaret, qe e kane bastarduar shqipen, me fjale sllave . plus keta gazetarucet shqiptare qe futin fjale italisht dhe anglisht, por me irritante eshte ajo kur keto buçet e tv shqiptare thone, shifemi ne putanten tjeter, gjuha shkon atje ku dhemb dhembi, putan-ten, u pelqen shume fjala putan
e bete burdello shqiperine