Dont look back at the burning house/ Ekspozita e Jutta Benzenberg dhe Biseda e Bashkim Shehut (VIDEO+FOTO)

23 Shtator 2025, 18:15Kulturë TEMA
Dont look back at the burning house/ Ekspozita e Jutta Benzenberg dhe Biseda e

Ka disa kohë qe në Tiranë është hapur një hapësirë e re interkomunikimi dhe arti visual. Bëhet fjalë për galerinë e improvizuar të HBS Tirana.

Kjo galeri ka mirëpritur këto ditë ekspozitën me titull “Don’t look back at the burning house” të fotografes gjermane Jutta Benzenberg e cila është edhe bashkëshortja e të ndjerit Ardian Klosi.

Kjo ekspozitë vjen si një rast interesant sepse kjo ekspozitë ka mungesa të mëdha, dhe këtu dalim te titulli: në vitet ’90 Jutës dhe Ardianit ju dogj shtëpia me ç ‘kishte brenda përfshirë dhe arkivin e saj fotografik.

Megjithatë Jutta thotë për ekspozitën që është si një ringritje e saj nga hiri, njëlloj feniksi me thënë të drejtën.

Sot, në të njëjtën hapësirë, duke nisur nga ora 17: 00 u mbajt një bisedë interesante mes shkrimtarit Bashkim Shehu dhe profesorit të komunikimit Remzi Lani.

Ato folën për vitet ’90 dhe nostalgjinë e tyre, ndryshimin e sistemit Bashkimi e quajti “parajsë” krahasuar me nga vinte ai.

Remzi Lani foli për faktin se ky sistem duhet quajtur sistem më vete se në të vërtetë tranzicioni i ngjan goxha sistemit diktatorial.

Në fund pati kohë për pyetje dhe për mirëdashjen e Juta Benzenberg.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje