Banorët e Pustecit e mbajnë gjallë traditën e festimit të Shën Marisë së Vogël.
Çdo 21 shtator ata mblidhen në Kishën e Shën Marisë, në ishullin e Maligradit për të marrë pjesë në meshë dhe për të nderuar këtë ditë të shënuar. Ditën e djeshme, së bashku me besimtarët dhe banorët e zonës, kishte edhe vizitorë nga vende të ndryshme të botës.
Kjo është një traditë që ruhet brez pas brezi duke e kthyer Maligradin në një vendtakimi të veçantë të besimit dhe kulturës.
Kisha në ishullin e Maligradit është një atraksion turistik i rëndësishëm. Ajo i përket shekullit XIV dhe ka mbishkrime të periudhave të ndryshme të lidhura me historinë e këtij monumenti. Mbishkrimi më i hershëm në këtë kishë i përket vitit 1345 dhe fazës së parë të zbukurimit të kësaj kishe me afreske, shkruan atsh.
Lini një Përgjigje